Page 290 - Nji jete ne mes kosoves
P. 290

287
  KOSOVA NË SYTË E ZIZËS
Në pjesën e parë të vitit 1999 lufta në Kosovë u ashpërsua edhe më shumë. Vrasja e shqiptarëve të pafajshëm vazhdonte nga forcat e ushtrisë serbe. Në këtë kohë u bë masakra në Reçak dhe pas saj u organizua Rambujeja. Vendimet e saj, siç dihet, u kundërshtuan nga Beogradi, ndërkohë që forcat e NATO-s sulmuan caqet e ushtrisë serbe. Beogradi që nga 24 marsi i po atij viti, filloi terrorin frontal mbi njerëz të pafajshëm. Vetëm për pak ditë, nën kërcënimin e vrasjeve, dëboi mijëra e mijëra shqiptarë jashtë Kosovës. Duke kërkuar shpëtim nga ky terror: gra, fëmijë, pleq, të sëmurë dhe burra ju drejtuan trenave që Beogradi i kishte sjellë enkas, disa me makina, qerre kuajsh, traktorë dhe këmbë iknin për Maqedoni, Shqipëri dhe një pjesë më e vogël për Mal të Zi. Karvanet e shqiptarëve të dëbuar, krijonin të njëtin imazh si të karvaneve të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ata dërgoheshin në kampet e përqëndrimit dhe në krematoriumet e nazo- fashistëve.
Nga kjo valë e dhunës ishte dëbuar edhe familja e Zize Gecajt- Bajraktari, nga Lluka e Poshtme, në shtator të vitit 1998. Duke ditur se disa anëtarë të familjes së vëllezërve të saj ndodheshin në Ulqin, Ziza vendosi të shkonte për t’i vizituar dhe për t’ u dërguar disa ndihma që të përballonin krizën.
“U nisa për Ulqin se atje ishin fëmijët e Halilit (vëllait) dhe motra ime me një pjesë të familjes. Aty ka qenë i vendosur edhe kunati im, Beqiri me disa të tij. Rrustemi nga Amerika, fëmijëve të Halilit u pat gjetur një shtëpi me qira për banim, gjithashtu edhe fëmijëve të motrës sime. Bleva shumë rroba se isha e sigurt që s’ kishin, ngaqë patën ikur vetëm me ato në trup. Isha vetëm dhe s’mund të komunikoja në gjuhë të huja. Nga New York-u u nisa me një aeroplan për Gjermani dhe prej






























































































   288   289   290   291   292