Page 292 - Nji jete ne mes kosoves
P. 292

289
  NË KOSOVËN E PAS LUFTËS
Lufta kishte përfunduar. Pasojat e saj ishin tmerruese. Shumë shqiptarë ishin vrarë dhe ekzekutuar në mënyrë kolektive e individuale, si në Therandë, në Krushë, në Lybeniq, në Izbicë, në Poklek, në Çikatovë, në Makovc, në Studime, në Sllovi e lokalitete të tjera, me qindra të tjerë ishin zhdukur, ndërsa mjëra shtëpi e godina ishin djegur, shkatërruar e bërë rrafsh me tokë.
Kosova u bë e lirë. Forcat e UÇK-së dhe të NATO-s kontrollonin terrenin dhe u ndihmonin të dëbuarëve të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre. Shqiptarët e Amerikës shkonin për vizitë në Kosovë, sepse, veç tjerash, në forma të ndryshme kishin dhënë kontribitin e tyre për liri, qoftë duke ndihmuar materialisht për një kohë të gjatë, qoftë duke bërë presion në Shtëpinë e Bardhë, në Senat dhe Kongres, si dhe duke organizuar demonstrata e protesta, apo duke marrë pjesë drejtëpërdrejt në luftë.
Ziza flet për vizitën e saj në Kosovë, pas luftës. “ Kisha dëshirë të madhe të shkoja në Kosovë. Lufta kishte marrë fund, ndërsa familjet që ishin shpërndarë andej pari qenë kthyer në shtëpitë e tyre. Ishin kthyer edhe fëmijët e vëllait dhe të motrës. Takimi i parë i saj me Kosovën e pasluftës, kishte dy pamje: flamuj kombëtarë, të vendosur mbi kulme të shtëpive, godinave, në sheshe dhe ndërtesa të larta që, në fakt, tregonin se në Kosovë ishte fituar liria me gjakun e bijve dhe bijave më të mira të UÇK- së, dhe pamja tjetër: shtëpi të djegura, të rrënuara, gjysmë të rrëzuara dhe asosh që u vëreheshin vetëm themelet, shumë varre dhe njerëz që kërkonin të vetet: fëmijët, prindërit, vëllezërit, motrat, kushërinjtë... që s’ dinin se a ishin gjallë apo vdekur. Shihje njerëz me shpresë se, më të dashurit e tyre, një ditë do të ktheheshin dhe të tjerë të dëshpruar që kishin humbur këtë shpresë. Flitej se ata që s’ ishin kthyer- ishin dërguar në Serbi, disa ishin ekzekutuar e një pjesë ndodhej nëpër burgje.






























































































   290   291   292   293   294