Page 291 - Nji jete ne mes kosoves
P. 291

288
aty arrita në Budapest. Tani kishte problem se si të shkohej në Ulqin, kur aeroplani njëherë duhej të ateronte në Beograd e më pas për Podgoricë. E kisha vështirë të gjindesha në një pështjellim të tillë. Për fat timin në Budapest gjeta disa shqiptarë që shkonin në të njëjtin drejtim, sepse edhe ata kishin familjet e tyre të shpërndara.
Në aeroportin e Beogradit më thanë: ”Nëse dëshiron të kalosh duhet të japësh 100 dollarë”. Unë, në fakt, nuk e kuptoja nëpunësin serb, por një shqiptar m’ i perkthej fjalët e tij. Nuk dita ç’ të bëj, atëherë i nxora paratë dhe ia dhashë. Mendova se me këtë përfundonin telashet e kësaj rruge por, si pashë më vonë, jo. Në aeroportin e Podgoricës, gjithashtu, m’i plaçkiten 100 dollarë. Nga Ulqini kishin dalë të më mirrnin Agimi me motrën e tij, Taben- fëmijët e Beqirit. Gjatë rrugës na ndali policia e Malit të Zi. Na pyetën se ku shkonim dhe ç’kishim në valixhe. U tregova se kisha do tesha dhe po ua çoja fëmijëve të familjes së vëllait në Ulqin, sepse kishin mbetur pa asgjë. Desha ta hap valixhen në mënyrë që të shihte se ç’ kisha në të, por ai më tha “s’mund të kalosh pa i dhënë 100 dollarë”. Djali i kunatit, më dha shenjë se pa para s’ na lëshojnë. Edhe këtu m’i morën 100 dollarë. Pas gjithë kësaj arrita në Ulqin. Aty ndejta tri javë. Më tregonin për ofensivën serbe mbi fshatrat e Dukagjinit, shtator 1998. Dikush kishte ikur për Shqipëri, kush tjetër kishte mbetur në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), e disa familje, pas shumë vuajtjeve, kishin arritur në Ulqin, siç ishte kjo e vëllait tim”, thotë Ziza.
E ndija veten shumë të shqetësuar, edhe pas kthimit tim në New York. Gjendja në Kosovë, bëhej më e padurueshme. Në pranverën e vitit 1999, erdhi situata deri te dëbimi masiv i shqiptarëve. Unë, ta them të vërtetën, humba shpresën. Kisha frikë se më s’ do të kisha mundësi t’ i takoja ata të familjes sime nga Lluka. Harry më thoshte: “Nënë, mos u mërzit se do të bëhet mirë, do të kthehen edhe ata që janë dëbuar. Fjalët e tij, sidokudo, më jepnin shpresë, se unë i besoj shumë atij. Të mos e kisha Harry-n afër s’ di se si do t’ i kaloja ato ditë”, kujton Ziza luftën e Kosovës.
  






























































































   289   290   291   292   293