Page 294 - Nji jete ne mes kosoves
P. 294

291
Në Vranoc, shumëçka ishte djegur e shkatërruar. Disa shtëpive u kishin mbetur vetëm oxhaqet në këmbë. Ky ishte shenjë i përtritjes së jetës. Ishte djegur edhe kulla e vjetër mbi 250 vjet e Bajraktarëve. Atë e patën djegur edhe turqit. Ndërsa shtëpia jonë që e pat ndërtuar Meta, kishte shpëtuar në këmbë me pak shtëpi të tjera në Vranoc.
Forcat serbe s’ kishin kursyer as objektin fetar- xhaminë e fshatit, e cila ishte ndërtuar me kontributin e njerëzve të Vranocit. Këtu, siç kemi theksuar, kontribut të posaçëm pat dhënë Metë Bajraktari.
“Takimi im në Llukë me fëmijët e vëllait, ishte i gëzueshëm e njëherësh edhe prekës, sepse u bëmë edhe njëherë bashkë, ngase në disa raste kisha humbur shpresat se do t’ i takoja sërish. Ishte ky një takim i përmallshëm, ku secili në mënyrën e vet rrëfente për vuajtjet në kohë lufte. Dëgjova tregime rrënqethëse që mund t’ i kenë bërë vetëm ata që më shumë u gjasojnë bishave të tërbura se sa njerëzve normalë.
Lluka e Ulët ka qenë më pak e dëmtuar se sa disa fshatra të tjera që u bënë hi e pluhur nga granatat dhe mortajat serbe”, thotë Ziza.
Në vizitë Jasharajve në Prekaz
Edhe neve në Amerikë na pat tronditur ngjarja në Prekaz në marsin e vitit 1998, ku forcat ushtarake dhe policore serbe vranë dhe masakruan mbi pesëdhjetë anëtarë të familjes Jasharaj. Qëndresa e kësaj familje në krye me Adem Jasharin, motivoi edhe më shumë inkuadrimin e të rinjve në radhët e UÇK-së. Në njërën prej vizitave në Kosovë, bashkë me djalin tim, Harry-n dhe renë Gjejlanen, shkuam në Drenicë- te varret e Jasharajve, thotë Ziza.
Harry në Prekaz me një delegacion nga SHBA- kishte qenë në vitin 2000, ku kishte nderuar dëshmorët e marsit të vitit 1998.
“Ende pa arritur atje, në një shpat shiheshin shumë kurora të vendosura. Harry, më tha ato janë varret e Jasharajve. E lamë makinën dhe ecëm ngadalë këmbë dhe pas nderimit që u bëmë atyre në fillim, vizituam çdo varr veç e veç. Aty i pamë edhe emrat e tyre, ku një pjesë e madhe kishin qenë fëmijë. U ndalem më gjatë te varri i Adem Jasharit, ku rrinin roje nderi njerëz me uniforma ushtarake (TMK-së). Aty pamë edhe vizitorë të tjerë që vinin e shkonin. Secili ndalej dhe nderonte Jasharajt,
  

























































































   292   293   294   295   296