Page 296 - Nji jete ne mes kosoves
P. 296

293
  gjakun e tyre të derdhur për lirinë e Kosovës.
Pastaj vizituam kullën, e cila ishte në anën tjetër. E kishin bërë
“blozhë” armiqtë. Aty pashë edhe djepat e fëmijëve që kishin mbetur nga gjithë ai tmerr. Njëri foli për historikun e sulmit, për qëndresën e Jasharajve dhe për gjithë atë terror që kishin bërë serbët mbi këtë familje. E ndjeva veten shumë të shqetësuar. I thashë Harry-t më nuk mund të qëndroj. Ky shqetësim më përcolli gjithandej, sepse plagët e luftës shiheshin kudo, thotë Ziza.
Në shtëpinë e presidentit Rugova
Pas vizitës së Jasharajve dhe nderimit të dëshmorëve në varrezat e Prekazit, vazhduam rrugën për Prishtinë, ku kishim planifikuar vizitën tjetër në familjen e presidentit Rugova. Nga Prekazi në Prishtinë, edhe përkundër komunikacionit të dendur, rrugën e kaluam shumë shpejt. Që në hyrje, Prishtina dukej një qytet i ngarkuar dhe, në të njëjtën kohë, një qytet atraktiv. Ne shkuam drejt në pjesën e Velanisë, aty ku ishte rezidenca e presidentit Rugova. Na priti ngrohtësisht bashkëshortja e Dr.Rugovës, zonja Fana dhe tërë ditën e kaluam në shoqëri me të në shtëpinë e saj, ndërkohë që Harry atë ditë kishte kryer disa vizita dhe punë të tij në Prishtinë.
Dr. Rugovën e njihja shumë më herët kur vinte në shtëpinë tonë në Armnok, por shoqen e tij e takoja për herë të parë. Ajo ishte një grua fisnike që me qëndrimin e saj më bëri një përshtypje të veçantë atë ditë në Prishtinë. Në bisedën që patëm, ajo foli për shumë gjëra të familjes së saj gjatë luftës në Kosovë, kujton Ziza këtë vizitë.
“Me Harry-in ishim edhe në disa anë të tjera në Kosovë. Për mua ky është vendi ku mund ta ndjej vetën shpirtërisht të qetë pa mbarim”.
Në familjen e Ramush Haradinajt
Në vitin 2005, Ziza, Harry, Gjejlanja dhe Rrustem Geci vizituan familjen e Ramush Haradinajt në Gllogjan, komandantit më të fuqishëm të UÇK-së në Dukagjin. “Na pritën sipas traditës dukagjinase dhe ne, me atë rast, i shprehem ngushëllime babait, nënës dhe anëtarëve të tjerë të

























































































   294   295   296   297   298