Page 297 - Nji jete ne mes kosoves
P. 297

294
familjes për djemtë e rënë për lirinë e Kosovës. Një gjë më bëri shumë përshtypje- qëndresa e prindërve të Ramushit, thotë Ziza. Ata tregonin se ç’ kishin vuajtur derisa djemtë e tyre luftonin për lirinë e Kosovës. Ka qenë kohë e vështirë me plot rreziqe për të gjithë ne. Nëna e tyre, përkundër humbjes së djemve, qëndronte krenare. Kishte qëndruar si burrëreshë edhe kur kishte marrë lajmin për vrasjen e Luanit dhe Shkëlzenit. Ziza thotë se, tërë kohën, sa kishte ndejur në shtëpinë e Haradinajve kishte ndjerë dhembje të madhe. “Trupi më dridhej, dy djem të vrarë e dy të burgosur. Jam e ndjeshme në raste të tilla, sidomos të tragjedive të rënda familjare”, thotë Ziza. “Shumë nëna janë djegë e përvluar, Zoti u ndihmoftë dhe u dhashtë forcë”, përfundon ajo.
  
































































































   295   296   297   298   299