Page 288 - Nji jete ne mes kosoves
P. 288

285
organizohej prej disa djemve të rinj vullnetarë, shpirtmëdhënj, trima e në mbështetje të Lëvizjes Popullore në Zvicër. Me këtë rast kam mbetur i shokuar, sepse ata njerëz nuk kishin ekzistencë materiale për veteveten, e lëre të organizonin luftë kundër një ushtrie, siç ishte ajo serbe. Kjo për mua ishte e pabesueshme dhe kisha bindjen se lufta duhej të organizohej ndryshe, të paktën, në nivele më të larta. Mirëpo, në bisedë me Adrianin dhe të vëllain e tij, Ilirin, më thanë se edhe kjo mënyrë e organizimit, siç ka filluar UÇK-ja, do të sjellë rezultate të sigurta dhe, në fakt, është e vetmja alternativë.
Në nëntor të vitit 1996 Adriani u zbulua, pas një aksioni që kishte ndërmarrë kundër policisë serbe në Çellapek. Nga kjo kohë më nuk ka mundur të shkonte në Kosovë publikisht, por vetëm duke i shfrytëzuar rrugët ilegale. Kështu, ai ka hyrë afro 40 herë në Kosovë, duke sjellë armatim për UÇK-në. Adriani, siç thotë Florini, ishte përgjegjës i logjistikës për UÇK-në dhe ai, në këto rrugë, ka shfrytëzuar lidhjet familjare që i kemi në Shqipëri.
Në fillim unë nuk jam pajtuar me të, sepse më dukej diçka iluzore që, me aq pak njerëz, të mund të bëhej diçka serioze. Ai në një rast më tha:” Ta dish se nuk ka rrugë tjetër, veç rrugës së armatosur”. Njeriu që e ka bindur atë se kjo ishte e vetmja mënyrë, ka qenë Zahir Pajaziti, të cilin ai e ka pasur ideal, e ka çmuar dhe vlerësuar si një strateg të madh luftarak.
Florin Krasniqi, duke folur rreth kësaj çështje përkujton: ”Zahir Pajaziti më tha: nëse ke ardhur të na ndihmosh, je i mirëpritur, por nëse pretendon të na mësosh, ne kemi mësuesit tanë.” Pas këtyre fjalëve, Adriani mu drejtua:” Florin, ky është njeri i madh, por është lodhur nga njerëzit që vijnë nga Zvicra dhe anët tjera, që mundohen të na këshillojnë. Zahiri është njeri i aksionit dhe nuk dëshiron që dikush t’i shesë mend”. Pas vizitës sime në Shqipëri në tetor të vitit 1996 dhe pas bisedave me njerëzit e UÇK-së, kur u ktheva në Amerikë, fillova t’ i ndihmoj. Kështu, i dërgova uniformat, çizmet dhe radiolidhjet e para. Ajo çka ishte shumë specifike, dërgova një lloj aparati me ultrazë që posa shtypej një sustë, paralizohej lehja e qenëve. Ky (aparat) ka ndihmuar shumë në transportimin e armëve nga Shqipëria në Kosovë.
Pas vrasjes së Adrianit, nga Amerika fillova të çoj veshje antiplumb dhe, pak më vonë, edhe armatim të ndryshëm për UÇK-në.
  




























































































   286   287   288   289   290