Page 40 - Nji jete ne mes kosoves
P. 40

  KULLA E BAJRAKTARIT TË VRANOCIT
Dukagjini me veçori të veçanta natyrore: klimën, lumenjtë, tokën fushore të paanë, pozitën strategjike të mbrojtur nga Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), bën pjesë në territoret më të bukura shqiptare. Etnografia e Dukagjinit, e pasur dhe tërheqëse, me një kolorit të loj-llojshëm, ka magjepsur shumë studijues të brendshëm dhe të jashtëm. Ndër bukuritë e shumta të kësaj pjese shqiptare, hyjnë edhe kullat që përkah stili i ndërtimit janë shumë specifike dhe të veçanta në historinë e arkitekturës shqiptare dhe ballkanike. Këto objekte me një histori të vjetër kanë shpjegimin dhe domethënien e tyre. Këtu në kapërcim po përmendim vetëm dy elemente kryesore: mbrojtjen dhe kuvendin. Pra, nga kullat, nga frengjitë e tyre shqiptarët janë mbrojtur historikisht nga pushtuesit e shumtë dhe në to janë marrë vendime historike për çështjen kombëtare, kurse në kohë paqeje ato kanë luajtur rolin e shuarjes së ngatërresave, në pajtimin e familjeve të gjaksuara dhe në organizimin e tubimeve që kanë pasur karakter të afrimit dhe të homogjenizimit të popullatës së zonave të caktuara. Një rol të tillë e ka luajtur edhe kulla e Bajraktarit të Vranocit.
Edhe kjo kullë, si shumë kulla të tjera shqiptare, kishin edhe funksion shoqëror, veçanërisht gjatë periudhave të rëndësishme të luftës për pavarësi e sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare. Në këto ambiente mbledheshin krerët e lëvizjes patriotike për të këmbyer mendime ose për të marrë vendime me rëndësi mbi fatin e vendit. Kulla e Bajraktarit të Vranocit s’dihet saktësisht se në ç’kohë është ngritur. Nuk ka shënime të sakta, por në bazë të disa të dhënave, bazuar në ngjarjet historike, është e vjetër dhe kapërcen dy shekuj e gjysmë. Kjo kullë tri-katëshe, muret e se cilës nga themeli e deri te kulmi, janë me
37































































































   38   39   40   41   42