Page 41 - Nji jete ne mes kosoves
P. 41

38
gurë ka historinë dhe kallëzimin e vet.
Është e veçantë të thuhet se kulla e Bajraktarit të Vranocit dhe ajo e
Sylë Rexhës që ndodhën në një distancë jo fort të largët nga njëra- tjetra, janë rrënuar dy herë në të njëjtën ditë: njëherë në vitin 1893, nga forcat e Mustafë Pashë Çerkezit dhe në luftën e fundit të Kosovës, më 1998. Së pari, kur Bajram Curri nga frengjitë e tyre sulmoi forcat e pashait turk, duke ndihmuar Haxh Zekën, i cili përballej me një sulm të ashpër të ushtrisë turke, dhe, së dyti, më 1998, kur forcat serbe, pasi kishin vrarë, terrorizuar dhe dëbuar popullatën shqiptare, kishin djegur dhe shkatërruar Vranocin, pra edhe këto kulla, me të cilat lidhet historia e njerëzve të këtij lokaliteti.
Kulla e Bajraktarit ka strehur shumë patriotë shqiptarë në periudha të ndryshme historike dhe në të ishin marrë vendime, gjithashtu, historike për çështjen shqiptare. Në këtë ngrehinë kishte qëndruar kreu i Kuvendit të Pejës (1898) dhe i kryengritjes së vitit 1893 në rrethinë të Pejës dhe Lug të Baranit, si dhe organizatori i ngjarjeve të tjera kundër pushtimit turk, patrioti, Haxhi Zeka, pastaj tribuni popullor, Bajram Curri, Isa Boletini, i njohur me trupin e tij gjigant dhe plisin e bardhë, Hasan Prishtina, i cili tërë pasurinë e shiti për çështje të Kosovës, Azem Bejta, me rrethatoret e tij që luftonte pushtimin serb nëpër malet shqiptare, Micë Sokoli, Shaban Binaku, që përfaqësonte Malësinë e Gjakovës, Binak Alia, Qel Shabani, Ker Sadria, Ramë Binaku, Zhuj Selmani, Zhuj Abdyli dhe personalitete e figura të tjera që kanë pasur ndikim në lëvizjet kombëtare: në Pavarësinë e Shqipërisë (1912) dhe në rezistencën e pandalshme kundër pushtimit serb të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi.
Prej kësaj kulle, Bajraktari i Vranocit (Rexha) ka marrë pjesë në organet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Bajraktari tjetër (Aliu) në Kuvendin e Verrave të Llukës.
Në këtë ambient janë vendosur edhe shumë konteste në mes shqiptarëve, sepse Bajraktari i Vranocit, si autoritet, ka marrë pjesë në zgjidhjen e shumë proplemeve në mes individëve dhe fshatrave e rajoneve, jo vetëm në Lug të Baranit, por edhe më gjerë.
Kulla e Bajraktarit të Vranocit ka përjetuar edhe ngjarje tronditëse. Dy herë është bërë rrafsh me tokë, kurse në vitin 1947 në katin e sipërm,
  


























































































   39   40   41   42   43