Page 43 - Nji jete ne mes kosoves
P. 43

40
pranuar.
Arsyeja është se në atë moment s’kishim mjete tona. Në bisedë e
sipër me Harry-n i kam ofruar që ta blente një sipërfaqe toke prej 75 arish.
Më vonë kur ka ardhur koha të vendosej për rindërtimin e kullës, Harry më është përgjegjur me këto fjalë: “Arën nuk mund ta blej, jo pse nuk kam para, por nuk më lejon ndërgjegja për një gjë të tillë qe me ato para të ndërtohet kulla”.
Kemi folur shumë rreth kësaj çështje dhe s’kam pranuar që të më jipen para falas për ndërtimin e saj. Gjatë bisedës ku isha unë, vajza Albana, e cila kishte ardhur nga New York-u, Agroni, djali i xhaxhait të tij, Harry propozoi një variant tjetër: “Kullën do ta ndërtojmë dhe për të unë do të jap një hua prej 50 mijë dollarësh për 5 vjet pa interes.” Në atë moment unë dhe Albana mbetem tejet të kënaqur me një propozim të tillë, të cilin e miratuam me qejf duke formuluar kështu një kontratë për kthimin e të hollave kompanisë Bajraktari në New York.
Unë me djalin tim Haxhiun jemi zotuar që obligimin ndaj huadhënësit ta realizojmë sipas kontratës.
Ky borxh nga ana e Emin Bajraktarit u kthye në fund të vitit 2007, do të thotë dy vjet para afatit.
Nuk kemi fjalë se si t’i falënderohemi Harry Bajraktarit për ndihmën që i ka dhënë familjes sonë për ngritjen e sërishme të kullës së Ali Bajraktarit. Familja jonë, Harry-t do t’i jetë mirënjohës për jetë.
***
  
























































































   41   42   43   44   45