Page 44 - Nji jete ne mes kosoves
P. 44

41
Ngritja e kullës së Sylërexhëve po kryhet me mjete të kësaj familje ku, pa dyshim, kontributin kryesor e ka dhënë biznesmeni shqiptaro- amerikan me origjinë nga Vranoci dhe aktivist i dalluar, sidomos gjatë luftës në Kosovë, Florin Krasniqi. Ky është shqiptari i parë nga SHBA që në Kosovë futi armë për UÇK-në.
Kulla e Sylërexhëve në Vranoc, 2007
Florin Krasniqi vite më parë mori inisiativën për ruajtjen e mullirit të vjetër të Sylë Rexhëve, i cili ndodhet në rrjedhën e lumit të Bardhë, në pjesën jugore të fshatit. Ky mulli i cili edhe sot punon, sidomos në bluarjen e misrit, është vendosur nën mbikëqyrje, sepse vlera e tij nuk qëndron shumë në funksionin që ka, sa në rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të tij. Mullinjtë e tillë në Kosovë dikur ishin të
  Kulla e Bajraktarit dhe ajo e Sylërexhëve, e cila ëshët në rindërtim e sipër, janë dy objekte që kanë rëndësi historike në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, me çka Dukagjini është shumë i pasur.
 





























































































   42   43   44   45   46