Page 46 - Nji jete ne mes kosoves
P. 46

43
  VRANOCI
Vranoci ndodhet në pjesën qendrore të Lugut të Baranit, duke futur në gjiun e tij një territor shumë strategjik në Rrafsh të Dukagjinit. Ka pozitë jashtëzakonisht të mirë gjeografike: tokë të plleshme me një prodhim bujqësor të lartë vjetor, ujë të mjaftueshëm për vaditje, klimë të përshtatshme dhe potencial të madh për zhvillimin e të gjitha kulturave bimore. Është i njohur, sidomos për prodhimin e misrit dhe patateve, si dhe për kultivimin e pemtarisë: mollëve, dardhave, kumbullave, arrave dhe qershive. Bukuri të veçantë këtij vendbanimi daukagjinas i jep rrjedha e Bistricës së Deçanit ose, siç e quajnë ndryshe vendasit, Lumi i Bardhë. Të gjitha këto të mira të natyrës, Vranocin e qesin në rangun e fshatrave më tërheqëse të kësaj pjese të Kosovës. Shtrirja e tij jo fort larg Alpeve Shqiptare (Bjeshëve të Nemuna) në perëndim gjithashtu krijon një peisazh magjepës në këtë hapësirë të
Pamje nga Vranoci, 2007.
 






























































































   44   45   46   47   48