Page 47 - Nji jete ne mes kosoves
P. 47

44
Lugut të Baranit me një histori dhe traditë të lavdishme kombëtare. Në veri ai kufizohet me Baranin e Ulët, në lindje me Buqanin, në perëndim me Kotradiqin, kurse në jug me Vranocin e Vogël. Banorët e Vranocit kanë qenë të lidhur ngusht me Pejën, si qytet më i afërt, ndërkohë që lidhje tregtare kanë mbajtur edhe me Gjakovën, Prizrenin, kurse pas Luftës së Dytë Botërore edhe me Prishtinën dhe qytetet e tjera
të Kosovës.
Vranoci përbëhet nga katër lagje: Bajraktari, Sylërexha, Baiqi dhe Ceka. Të gjithë banorët i përkasin fisit Krasniqe.
Vetë fakti se bajraku i Vranocit u formua në luftën e Moresë në vitin 1684, flet për themelet e vjetra të këtij fshati. Nuk ka shënime të sakta për kohën e krijimit, por i përket periudhës para disa shekujsh.
Sipas akademik Mark Krasniqit, Vranoci në vitin 1905 kishte vetëm 14 shtëpi, të gjitha shqiptare, ndërkaq me regjistrimin e vitit 1971, kishte 42 sosh me 618 banorë. Sot Vranoci ka mbi 130 shtëpi. Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të këtij lokaliteti ndodhet në SHBA dhe në Evropë, të cilët, në një mënyrë apo tjetër, kanë ndihmuar zhvillimin e tij ekonomik.
Vranoci, siç kemi theksuar më parë, ka një histori të vjetër dhe të hovshme. Ka qenë “qendër e një bajraku të përmendur në Rrafshin e Dukagjinit, me kufij mjaft të gjerë që nga Drini në lindje deri në Loxhë, Zllopek e Prapaqan në perëndim, kurse nga veriu mbërrinte deri në Bistricë të Pejës, e nga jugu në Bistricë të Deçanit (M. Krasniqi)”.
Historia e Vranocit lidhet me shumë ngjarje të Rilindjes Kombëtare dhe të Lëvizjes për Pavarësi, pastaj me ngjarjet e vitit 1913, 1937, 1944- 1945, 1956, 1998-1999. Për të gjitha këto ngjarje historike, për një pjesë është bërë fjalë, kurse për ato të Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, do të lexoni në faqet që pasojnë. Është e udhës të theksohen disa nga personalitetet që ka dhënë ky mjedis gjatë historisë: Rexhë Bajraktari dhe Ali Bajraktari (periudha e lëvizjes kombëtare për pavarësi), Sali Bajraktari dhe Zenel Bajraktari (ngjarjet e vitit 1913), pastaj Haxhi Bajraktari, Shpend Bajraktari, Mulla Sherif Krasniqi, Adem Bajraktari, Malë Bajraktari, Adrian Krasniqi, dëshmor i luftës së fundit në Kosovë etj.
  


























































































   45   46   47   48   49