Page 45 - Nji jete ne mes kosoves
P. 45

42
shumtë nëpër lumenj e përroje. Tash ata, të thuash, janë shkatërruar në mungesë të ruajtjes dhe konzervimit të tyre. Marrja në përkujdesje e këtij mulliri dhe ringritja e kullës së rrënuar nga zoti Krasniqi dhe Sylë Rexhet e tjerë, janë një kontribut i jashtëzakonshëm për ruajtjen e vlerave historike të Vranocit dhe përgjithsisht të Lugut të Baranit. Në këtë mënyrë fshati Vranoc po shënon një kaptinë të historisë së tij. Mu për këtë Harry Bajraktari i shpreh mirënjohje dhe falënderon Florin Krasniqin për punën e madhe që ka bërë në Pavarësinë e Kosovës, në ruajtjen e vlerave historike të Vranocit dhe në zhvillimin e tij.
Mulliri i Sylërexhëve, Vranoc, 2007.
_________
4 Falënderoj dy ish ministrat e kulturës në Qeverinë e Kosovës, Bexhet Brajshorin dhe Astrit Haraçinë si dhe Vjollca Aliun, funksionare në këtë ministri për ndihmën që dhanë në ringritjen e kullës së Bajraktarit të Vranocit, rrënuar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Ndarja e mjeteve nga kjo ministri për këtë çështje ka rëndësi jo vetëm historike, por edhe karakter kombëtar.
Harry Bajraktari
   




























































































   43   44   45   46   47