Page 414 - Nji jete ne mes kosoves
P. 414

  EPILOG
Nëpërmjet të këtij libri monografik është paraqitur rruga e mundimshme e familjes Bajraktari ngaVranoci, si pasojë e represionit sistematik shtetëror serb, dhe sukseset e saj pas arritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo udhë e gjatë Vranoc- New York, nga një kontinent në tjetrin, përplot peripeci e rreziqe, tregon se lufta për ekzistencë e kësaj familje gjashtë anëtarëshe (Meta, Ziza, Harry, Nurija, Litafetja, Hatemja) ka qenë një përpjekje e jashtëzakonshme për të krijuar mirëqenie ekonomike dhe qetësi shpirtërore. Dhe, pas shumë dramave e peripecive që u kishte sjellë kjo në Amerikë u buzëqesh fati në sajë të punës e mundit, si dhe hulumtimit inventiv të formave për të arritur sukses në biznes.
Familja Bajraktari, siç është paraqitur në libër, ka ndihmuar shumë familje në Kosovë, sodomos në krizën e viteve të 90, kur regjimi i Millosheviqit largoi nga puna punëtorët shqiptarë dhe u përpoq që nëpërmjet të urisë t’ i gjunjëzonte.
Nga viti 1991, përkatësisht kur Harry, së bashku me Rrustemin, themeloi gazetën Illyria në New York e deri më sot kur po mbyllet ky libër, asnjëherë nuk pushoi së vepruari për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve përgjithësisht. Në këtë publikim janë prekur disa segmente të punës së tij politike, por në bazë të aktivitetit që ka zhvilluar ky biznesmen dhe veprimtar i palodhshëm për çështjen e Kosovës me senatorë, kongresistë dhe përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë në Washington për afro dy dekada mbetet (borxh) t’i paraqes në një botim tjetër të veçantë. Me këtë dhe publikime të veprimtarëve të tjerë do të shënohej një pjesë e rëndësishme e historisë së komunitetit shqiptaro- amerikan, në një luftë intensive për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe të konsolidimit të shqiptarëve si faktor në Ballkan.
379






























































































   412   413   414   415   416