Page 416 - Nji jete ne mes kosoves
P. 416

381
       ***
Derisa po mbyllnim kapitullin e fundit të këtij libri, në Prishtinë, në një atmosferë të papërshkrueshme që s'mbajnë mend këto troje gjatë historisë, Kosova shpalli pavarësinë e saj. Për këtë çështje të jashtëzakonshme kombëtare u sakrifikuan mijëra e mjëra njerëz brez pas brezi, deri te kjo ditë e madhe që nis një epokë tjetër të ndritshme për këtë popull aq të sakrifikuar e të përvuajtur.
17 shkurti i vitit 2008, është dita më sublime në historinë shqiptare në 100 vjetshin e fundit. Në këtë ditë të shenjtë, Kosova u shpall shtet i P a v a r u r dhe S o v r a n. Pra, kjo ditë për shqiptarët shënon përfundimin e një epoke të errët dhe hap perspektivën drejt Bashkimit Evropian.
Shqiptarët e Kosovës për më tepër se një shekull luftuan kundër pushtuesve dhe kolonialistëve serbë, të cilët synonin shfarosjen e këtij populli antik të Ballkanit. Ushtria serbe duke vrarë, djegur, burgosur dhe dëbuar dhunshëm nga trojet e tyre shumicën shqiptare, në luftën e fundit (1989-1999) ka kryer edhe gjenocid, ku skena të tilla mizorie nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Këtu më poshtë po japim një kronologji të shkurtër të rrugës historike deri në pavarësinë e Kosovës, 17 shkurt.
Traktati i Shën Stefanit, mars 1878, nisi rrugën e tragjedisë në copëtimin e trojeve shqiptare etnike, edhe ashtu nën sundimin osman. Në këtë përiudhë famëkeqe Serbia në mënyrë të dhunshme bëri spastrimin etnik të shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit. Nga ai rajon zhvendosi mbi 700 fshatra, ku një pjesë e grave




























































































   414   415   416   417   418