Page 417 - Nji jete ne mes kosoves
P. 417

382
dhe fëmijëve vdiqën në borën e madhe të atij dimri të egër, kurse një pjesë tjetër e shqiptarëve u ekzekutua duke ikur nga terrori serb.
Duke parë rrezikun e hegjemonizmit rus në Ballkan, pas Traktatit të Shën Stefanit, Fuqitë e Mëdha evropiane organizuan Kongresin e Berlinit (13 korrik 1878). Ky kongres ndali depërtimin e Rusisë në Ballkan, por ndaj çështjes shqiptare mbajti qëndrim mohues. Ky tubim nuk e ndërpreu tagjedinë shqiptare të nisur në Shën Stefan.
Konferenca e Ambasodorëve në Londër (1913) njohu shtetin e pavarur shqiptar, por la jashtë dy të tretat e territorit. Nga kjo periudhë intensifikohet vala e terrorit mbi shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët tjerë jashtë Shqipërisë shtetërore. Ushtria serbe e malazeze depërtoi edhe në Shqipëri: vrau, ekzekutoi dhe zhduku gra e fëmijë në shumë rajone të Shqipërisë, ndërsa në tokën e shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni solli kolonistët serbë e malazezë. Rajoni i Dukagjinit u okupua nga Podgorica dhe, me këtë rast, iu nënshtrua edhe dhunës së egër në ndërrimin e kombësisë dhe fesë.
Pas Luftës së Parë Botërore në Konferencën e Versajt më 1919, vendet evropiane pranonin kërkesat e Serbisë dhe Greqisë që të ndajnë Shqipërinë londineze, ku pjesën jugore deri te lumi Shkumbin do ta merrte Greqia, ndërsa pjesën veriore Serbia. Këtë ndarje tragjike e ndali ndërhyrja e kryetarit të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Woordrow Wilson, i cili këmbënguli që Shqipëria të mbetet në kufinjtë e 1913-it.
Pas kësaj konference Serbia intensifikoi shfarosjen e shqiptarëve në grupe, duke lënë familje e fshatra të shkretëruara. Këtë dhunë serbe e kundërshtoi Lëvizja Kaçake me aksione të armatosura por, përveç vullnetit, nuk pati mundësi ta ndalte. Kolonizimi i Kosovës me serbë në këtë periudhë ishte shumë masiv.
Konferenca e Jaltës, la Shqipërinë në bllokun e lindjes, ndërsa çështjen shqiptare të pazgjidhur. Kosova dhe viset tjera prapë mbetën nën pushtimin e egër serb e jugosllav. Viti 1945 ka qenë tepër tragjik. Në forma të ndryshme janë likuiduar rreth 50 mijë shqiptarë. Në janarin dhe shkurtin e këtij viti ushtria serbe, malazeze, maqedonase, fatkeqësisht edhe shqiptare në Drenicë kanë pushkatuar në mënyrë masive gra, burra dhe fëmijë, duke lënë pas fshatra të djegura dhe të shkretëruara. Luftëtarët shqiptarë u sakrifikuan, por s'munden ta ndalnin këtë shfarosje masive përballë forcave të armatosura serbe -jugosllave.
Konferenca e Dejtonit iu kushtua problemit të Bosnjës, luftës shkatërruese të saj, por nuk e tha asnjë fjalë për shqiptarët (Kosovën).
Konferenca e Rambujes, 1999 për çëshjen e Kosovës- hapi rrugën e NATO- s për fillimin e bombardimeve të caqeve ushtarake serbe dhe ndali tragjedinë e më tejme të popullit shqiptar në Kosovë, që dëbohej, gjymtohej dhe masakrohej në rrugë dhe vendbanimet e tyre. UÇK-ja dhe NATO me përkrahjen e vendosur
  

























































































   415   416   417   418   419