Page 418 - Nji jete ne mes kosoves
P. 418

383
të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dëbuan okupatorin shekullor kolonial serb nga trojet tona, të pushtuara në vitin 1912. Kosova u bë e lirë në qershor të vitit 1999 dhe me 17 shkurt, 2008 parlamenti shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik të përkrahur nga vendet perëndimore: SHBA dhe Bashkësia Evropiane.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush me rastin e shpalljes së pavarësisë ka deklaruar: "Pavarësia e Kosovës është një hap historik për rajonin e Ballkanit. Ajo paraqet një mundësi për të lënë pas konfliktet e së kaluarës dhe për të ecur drejt një të ardhme lirie dhe stabiliteti në Ballkan".
Mrekullia tjetër ndodhi pas shpalljes së pavarësisë, ku filloi njohja e menjëhershme e shteteve më të fuqishme të botës: Në të njëjtën ditë e njohu Costa Rica, (17 shkurt), një ditë pas shpalljes, më 18 mars shtetin e Kosovës e njohen: Shtetet e Bashkuara të Amerikës (United States of America), Franca (France), Afganistani (Afghanistan), Shqipëria (Albania), Turqia (Turkey) dhe Britania e Madhe ( United Kingdom), më 19 shkurt Australia dhe Senegali, më 20 shkurt Malajzia (Malaysia), Gjermania (Germany) dhe Latvia, më 21 shkurt Danimarka (Denmark), Estonia, Italia (Italy), Luksemburgu (Luxembourg), më 22 shkurt Peru, më 24 shkurt Belgjika (Belgium), më 26 shkurt Polonia (Poland), më 27 shkurt Holanda (Netherlands), Zvicra (Switzerland) dhe Austria, më 29 shkurt Irlanda (Ireland), më 4 mars Suedia (Sweden), më 5 mars Islanda (Iceland) dhe Slovenia, më 7 mars Finlanda (Finland), më 18 mars Japonia (Japan), Kanada (Canada), më 19 mars Monako (Monaco), Hungaria (Hungary), Kroacia (Croatia), më 20 mars Bulgaria, litenshtani (Liechtenstein), Republika e Koresë( Korea, Rep.), Norway, Ishujt Marshal (Marshal Islands), Lituania (Lithuania), Naura, Burkina Faso...
New York, Prill, 2008
  





























































































   416   417   418   419   420