Page 71 - Albanian Yellow Pages 2022
P. 71
ALBANIAN YELLOW PAGES 2022
e parë përzgjedhja bëhet e kompjuterizuar. dhe përzgjidhen rreth 110,000 fitues.
Në fazën e dytë, nga 110,000 fitues përzgjidhen 55,000 fitues, të cilëve u caktohet një datë për in- tervistë. Për llotarinë, nuk ka asnjë pagesë. Nuk ka formular të përcaktuar, por qarkullojnë shumë forma të krijuara nga avokate apo persona privatë të cilat janë të vlefshme nëse përfshijnë informacionin e kërkuar. Askush nuk mund t'ju garantojë fitimin e llotarisë. Cdo gjë është fat dhe përzgjidhet me kom- pjuter. Për informacion më të plotë kontaktoni me avokat tuaj.
ÇFARË JANË QYTETARËT E NATYRALIZUAR?
Banorët e përhershëm në SHBA kanë të drejtë të kërkojnë nënshtetësinë Amerikane nëpërmjet një procesi që quhet Natyralizim. Për tu kualifikuar ata duhet të jenë banorë të përhershëm në SHBA për 5 vjet ose 3 vjet nëqoftëse kërkuesi është martuar me nënshtetas amerikan, të tregojnë se kanë njohuri për qeverinë dhe historinë amerikane, të tregojnë se kanë paguar rregullisht taksa, flasin dhe shkru- ajnë mirë anglisht dhe nuk kanë kryer krime.
E DREJTA E PUNËS
Me rregullimin e statusit tuaj, ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për Kartën Jeshile në Amerikë gjithashtu përfitoni dhe të drejtën e punës. Punëdhënësi do t’ju kërkojë të vërtetoni se keni të drejtë ligjërisht të punoni në SHBA. Këto dokumente janë Numri So- cial (Social Security Number) dhe Autorizimi për të punuar në SHBA (Employment Authorization). Punëdhënësi nuk ka të drejtë t’ju diskriminojë për shkak të statusit, moshës, përkatësisë etnike apo besimit fetar. Rroga totale është shuma e fitimit pa heqjen e taksave. Taksat janë të parashikuara me ligj dhe përfshijnë tatimet federale në të ardhura, tatimet për ndihmën sociale, tatimet e shtetit mbi të ardhurat. Rroga neto është shuma e fitimit pas tak- save. Përfitimet nga puna mund të ofrojnë ditë për pushimin mjekësor, ditë për pushimin vjetor dhe fondin e pensionit. Praktikat e kompanive dhe punëdhënësve ndryshojnë keshtuqë kontaktoni me ta për te parë se çfarë përfitoni.
Fondi i Sigurimit Social është program shtetëror i pensionit. Kosotoja e këtij programi ndahet mes punëdhënësit dhe punonjësit. Përfitimet e Sigurimit Social janë te bazuara nga përvoja në punë dhe sasija e parave të fituara.
Fondi i Sigurimit të Papunësisë ndihmohet nga tatimet e paguara nga punëdhënësi, nga ky fond ndihmohen punëtorët që kanë mbetur pa punë jo për fajin e tyre.
COMMUNITY INFORMATION PAGES 69
Fondi i Kompensimeve të Punëtorëve ofron paga dhe shpenzime mjeksore për punëtorët e lënduar në punë.
SISTEMI I TATIMIT / TAKSAT
Qeveria fedrale, shteti dhe në disa raste dhe qyteti mbledhin tatimet mbi të ardhura. Qeveritë lokale mbledhin tatimet mbi pronësinë, shtëpi, ndërtesë, tokë dhe pasuri personale sic është automjeti. Pag- imi i këtyre tatimeve është me ligj dhe mosrespek- timi denohet.
E DREJTA E SHKOLLIMIT
Shkollat publike janë falas dhe të detyrueshme me ligj për të gjithë fëmijët e moshës 6-16 vjecare. Shkollat private janë me pagesë. Pavarësisht nga statusi juaj, shkollat elemetare dhe të mesme janë të detyruara me ligj dhe mund ti regjistroni fëmijët tuaj porsa të arrini në SHBA. Një prej pengesave të mëdha për fëmijët e sapoardhur është mësimi i gjuhës angleze. Shumë shkolla kanë kurse të ve- canta për mësimin e gjuhës angleze të njohura si ESL classes.
MËSIMI I GJUHËS ANGLEZE
Mësimi i gjuhës angleze është porta kryesore e inkuadrimit tuaj në SHBA. Lista e mëposhtme ofron disa kurse të mësimit të gjuhës angleze me pagesë. Kontaktoni me institucionet e bindjes tuaj fetare për të parë në se ofrojnë kurse falas. Në këto kurse ka tre nivele, fillestar, mesatar dhe i përparuar. Zakon- isht duhet të jipet një test për të parë gjendjen tuaj.
VLERËSIMI I DIPLOMAVE
Për të gjithë ata që kanë kryer arsimin e lartë në vendin e tyre dhe duan të vazhdojnë studimet, nevojitet vlerësimi i diplomës për të gjetur ekuivalentin e arsimit tuaj me atë te SHBA-ve. Standartet e ketij vlerësimi janë vendo- sur nga Këshilli Kombëtar për Vlerësimin e Kred- iteve Arsimore të huaja (National Council on the Evaluation of Foreign Educational Credentials).
Studimi në universistetet amerkane kërkon njohje të mirë të gjuhës angleze. Në varësi të statusit tuaj në SHBA, disa universitete kërkojnë provimin e gjuhës angleze (TOEFL). Lista e mëposhtme përm- ban disa nga organizatat përkatëse për vlerësimin e diplomave.
WELCOME TO UNITED STATES OF AMERICA