Page 72 - Albanian Yellow Pages 2022
P. 72
70 COMMUNITY INFORMATION PAGES SHËRBIMI SHËNDETËSOR
Në SHBA, shërbimi shëndetësor është përgjegjësi e individit dhe jo e shtetit. Kostoja e shërbimit shën- detësor është e lartë, shumica varen nga sigurimi shëndetësor i cili shpesh paguhet nga punëdhënësi ose nga individi me anë të pagesës mujore.
PËRFITIMET SOCIALE
ALBANIAN YELLOW PAGES 2022
TRANSPORTI
Transporti publik ndryshon nga shteti në shtet në SHBA. Shumica e shteteve kanë në dispozicion sistemin e zgjeruar të transportit publik (autobusë, metro nëntokësore dhe trena). Në vendet ku nuk ka transportim publik duhet të blini makinen tuaj. Për të pasur mundësi të ngisni automjetin ju nevojitet patenta e shoferit. Patenta ndërkombëtare nuk pranohet si zëvëndësim. Mosha minimale e shoferit ndryshon nga shteti në shtet. Patenta merret në Departa- mentin e Automjeteve (Department of Motor Vehicles) pasi jipet provimi me shkrim, kontrolli i vizionit dhe provimi i ngar- jes së makinës. Sigurimi i automjetit është i detyrueshëm me ligj. Sigurimi i makinës është më i madh për sapo të ard- hurit në SHBA dhe ulet me kalimin e kohës. Nëqoftë se bëni aksidente me makinë, sigurimi ngrihet. Mosrespektimi i lig- jeve mund të kushtëzojë humbjen e të drejtës së patentës, dënim të konsiderueshëm me para apo dhe dënim me burg.
SIGURIMI I JETËS DHE PRONËS
Sigurimi i jetës dhe pronës janë detyrë e individit. Në SHBA këto sigurime janë një element i veçantë i jetës për të mbro- jtur veten dhe familjarët nga fatkeqësi të ndryshme fizike dhe natyrore. Zakonisht këto forma te sigurimit blihen me anë të një pagese mujore. Kontaktoni agjentë të sigurimit në Albanian Yellow Pages në kategorinë e FINANCIAL AD- VISERS për më shumë informacion.
DISA LIGJE AMERIKANE...
Si refugjat, azilant ose banor i përhershëm i SHBA-ve keni të drejta ligjore si të gjithë shtetasit amerikanë. Të gjithë kanë të drejtë mbrojtjeje të të drejtave për punësim, banim, shkollim pavarësishst nga raca, besimi fetar, kombësia et- nike etj. Ligjet e SHBA-ve kanë për qëllim ti mbrojnë të drej- tat tuaja. Ju duhet të keni njohuri elementare për të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja. Nëse akuzohesh për vepër krimi- nale në SHBA, do të trajtohesh si i pafajshëm deri sa të vërtetohet se je fajtor. Keni të drejtën e përfaqësimit në gjyq me avokat. Ligjet e mëposhtme janë të vlefshme për pothuajse të gjitha shtetet dhe janë fillimi i atyre që duhet të dini për të jetuar në SHBA.
• Në shumicën e vendeve publike ndalohet me ligj pirja e duhanit. Ndalohet blerja e duhanit nga të miturit.
• Është e paligjshme blerja, shitja apo përdorimi i narkotikëve apo drogave të ndryshme pavarësisht nga sasia.
• Është e paligjshme ngarja e automjetit pa patentë shoferi. • Është e paligjshme ngarja e automjetit i dehur.
• Është e paligjshme të ngasësh makinën i pa lidhur me rri- pat e sigurimit. Kjo vlen edhe për fëmijët. Bebet dhe fëmijet deri 5 vjeç duhet të ulen në ulëset e veçanta të sigurisë.
• Abuzimi fizik i fëmijëve dhe i gruas është i paligjshëm. Lënia e fëmijëve të vegjël vetëm në shtëpi është e paligjshme.
• Komentet ngacmuese të natyrës seksuale në vendin e punës janë të paligjshme.
• Mardhëniet seksuale me të mitur nën moshën 18 vjecare janë të paligjshme.
• Peshkimi ose gjuetia janë të paligjshme në shumicën e parqeve me përjashtim të rezervateve të caktuara.
(Medicaid) Ndihma Mjekësore është një program për tu ardhur në ndihmë familjeve me të ardhura të ulta, ose të paaftë nga shëndeti për mbulimin e sh- penzimeve mjeksore. Kontaktoni Zyrën e Ndihmës Mjekësore (Medicaid Office) në shtetin ku jetoni për të parë a kualifikoheni për këtë program.
(Food Stamps) Triskat ose bonot janë një lloj forme për të ndihmuar familjet me të ardhura të ulta për të blerë disa artikuj të rëndësishëm ushqimor. Këto triska ose bono pranohen ne disa nga super- markatat ushqimore. Kontaktoni Zyrën e Triskave (Food Stamps Office) në shtetin ku jetoni për të parë nëse kualifikoheni për këtë përfitim.
WIC (Women, Infants and Children) është një pro- gram i hartuar për gratë shtatëzëna, gratë që ushqe- jnë fëmijët me gji dhe fëmijët e tyre deri në moshën 5 vjecare. Ky program ofron ushqime suplementare, këshillime si dhe testime te ndryshme në disa klinika të zgjedhura nga shteti. Kontaktoni Departamentin e Shëndetësisë (Department of Health) në shtetin ku jetoni për të parë nëse kualifikoheni në këtë pro- gram.
VLERËSIMI SHËNDETËSOR I FËMIJËVE
Vlerësimi shëndetesor i fëmijëve nga lindja deri në moshën 12 vjecare është falas për familjet me të ardhura te ulta ose refugjate. Këto shërbime përf- shijnë mjeksinë parandaluese, trajtimin e sëmund- jeve të rënda kronike, vaksinimet, analizat për tuberkuloz dhe helimime të hekurit. Të gjithë fëmi- jëve dhe gjithkush që do të shkollohet në SHBA ju nevojitet të vaksinohen dhe duhet të kenë vërtetimet e vaksinimit për tu pranuar në shkollë apo univer- sitet. Për të gjetur klinikat që i ofrojnë këto shërbime falas kontaktoni Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Sociale në shtetin tuaj (Department of Health and Human Services).
Kini kujdes sepse marrja e përfitimeve mund të ndikojë në statusin tuaj të emigrimit në SHBA. Në qoftë se jeni azilant apo refugjat në kohën kur ap- likoni për Kartën Jeshile (Green Card), Autoritetet e Emigracionit konsiderojnë një numër faktorësh për të vendosur në qoftë se ju mund ta mbani veten dhe familjen ne SHBA. Në qofte se keni marrë nga për- fitimet e mësipërme duhet të provoni përpara Au- toriteteve se nuk do të jeni më barrë publike dhe se do të punoni për të mbajtur veten dhe familjen. Për më shumë informacion lidhur me këtë kontaktoni Avokatin tuaj.
WELCOME TO UNITED STATES OF AMERICA