Page 46 - Albanian Yellow Pages 2023 Edition
P. 46
44
COMMUNITY INFORMATION PAGES ALBANIAN YELLOW PAGES 2023
-2 fotografi, 4x5 cm, me ngjyra, sfondi i bardhe, pamja ballore -Pasaporta shqiptare e skaduar;
-Dokument leje qëndrimi amerikane;
-Certifikatë personale (origjinale);
-Money Order me vlerë 45 dollare per: Albanian Consulate
Në rastet kur shtetasit shqiptarë nuk disponojnë asnjë dokument identiteti të vlefshëm shqiptar, leja e kalimit lëshohet vetëm pasi bëhet verifikimi i identitetit të tyre nga autoritetet në Shqipëri, qoftë edhe kur kjo leje kalimi kerkohet zyrtarisht nga policia e vendit.
2.A.2. Pajisja me leje kalimi për raste vdekje
Në raste vdekjeje dhe kur të afërmit dëshirojnë që trupin e të ndjerit ta përcjellin në atdhe duhet që Zyra Funerale të dërgojë në Konsullatë/ Ambasadë, dokumentacionin e mëposhtëm:
Shënim:
-Kërkesë për pajisjen me leje-kalimi të të ndjerit;
-Çertifikatë Vdekjeje të të ndjerit;
-Fotokopje e pasaportës të të ndjerit;
-Vërtetim ku të theksohet se trupi i të ndjerit do të dërgohet në Shqipëri me arkivol të vulosur;
-Deklaratë ku të vërtetohet se vdekja e të ndjerit nuk është shkaktuar nga sëmundje ngjitëse;
Pasi sigurohen të gjithë këto dokumenta leja e kalimit i dërgohet Zyrës Funerale.
2.B. PROKURA TË POSACME
Prokura e Posaçme u lëshohet sipas ligjit shqiptar qytetarëve shqiptarë vetëm në rastet e dhënies së plotfuqishmërisë personave të tretë, të cilët kanë të drejtë të veprojnë për nxjerrje çertifikatash dhe të gjitha veprimet në gjendjen civile në Shqipëri.
2. B.1. Kur personi që kërkon hartimin e Prokurës është mbi 16 vjeç duhet të paraqesë në Konsullatë/Ambasadë dokumentat e mëposhtme:
-Pasaportën e vjetër dhe kopjen e saj;
-Green Card dhe kopjen e saj (në rast se ka);
-Kopje të patentës me fotografi (driver license), në rast se ka;
-Çertifikatë personale me fotografi;
-Money order në vlerën 20 Euro (pagesa bëhet në dollarë sipas kursit ditor të shkëmbimit në bankë);
-Tarifa e prokurave eshte 20Euro/faqja
Për personin, të cilin qytetari autorizon të veprojë në Shqiperi për
të dhe në emër te tij, ai duhet të paraqesë: fotokopjen e faqes së pasaportës që përmban gjeneralitetet e tij (ose fotokopje të çertifikatës), emrin e babait, emrin e nënës, si dhe adresën e plotë të banimit në Shqipëri.
SHËRBIME KONSULLORE