Page 47 - Albanian Yellow Pages 2023 Edition
P. 47
ALBANIAN YELLOW PAGES 2023 COMMUNITY INFORMATION PAGES 45 I interesuari paraqitet personalisht në Konsullatë/Ambasadë për të hartuar Prokurën.
2. B.2. Kur personi për të cilin kërkohet hartimi i Prokurës është nën moshën 16 vjeç, në Konsullatë/Ambasadë, duhet te jenë të pranishëm të dy prindërit, si dhe femija. Të interesuarit paraqesin:
LINDJE
-Çertifikatë personale të fëmijës me fotografi, ose pasaportën e vjetër; Çertifikatë familjare;
-Fotokopje e faqes së pasaportës që përmban gjeneralitetet të personit, i cili autorizohet me Prokurë;
Konsullata/Ambasada nuk harton prokura për kontrata, shitje pasurish, për përfaqësim në çështje gjyqësore, etj. Këto të fundit bëhen me akte noteriale tek një noter dhe legalizohen me vulën apostile.
Të gjitha llojet e prokurave mund të përpilohen tek një noter në vendin e banimit dhe janë të vlefshme për përdorim në Shqipëri pasi legalizohen me vulën apostile.
2.C. REGJISTRIMI I FEMIJEVE TE SAPOLINDUR
Dokumentacioni i nevojshëm
1) Akti i lindjes sëfëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose pajisur me vulë apostillë;
2) Përkthimi i aktit tëlindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostille;
3) Pëlqimi me deklaratënoteriale tëprindit tëhuaj, nëse ka, për lejimin e regjistrimi tëfëmijës nëShqipëri;
4) Dokumente identifikimi, pasaportëe vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi, tëprindërve.
Hapat e procedurës
1) Paraqitja e dokumenteve me prezencëpersonale ose me postë;
2) Verifikimi i rregullshmërisë së dokumentacionit nga sekretari i shtetit me vule apostile nëpunësi konsullor;
3) Përcjellja zyrtare e aktit tëlindjes sëfëmijës. Prokure te autorizoje te afermit
Tarifa e shërbimit dhe afati
Pa tarifë. 3 muaj
Zyra
Të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore
SHËNIME: Deklarata noteriale mund të formulohet para konsullit (shih aktet noteriale). Përkthimi mund të bëhet në përfaqësinë diplomatike dhe konsullore (shih përkthimi i dokumenteve).
Të gjitha shpenzimet që rezultojnë për përkthimin dhe përpilimin e deklaratave noteriale, kryhen përmes transferimeve bankare.
Akti i lindjes së spitalit, pa emër fëmije (bebe) certifikohet nga autoritetet kompetente (legalizim ose apostilim).
SHËRBIME KONSULLORE