Page 4 - katalog libra per femije 2023
P. 4

Shtëpia me 36 çelësa
        LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË          Shtëpia e duhur për pushime të paharruara,
                                              Mosha 10+


                                              që çdo fëmijë do të donte të kishte! Një libër
                                              me mistere dhe aventura, që i kushtohet
                                              familjes, kujtimeve dhe mënyrës sesi duhet
                                              t’i përballojmë ngjarjet e jetës.
                                              Një histori misterioze, e përsosur për lexuesit
                                              kureshtarë që duan të zhyten në një rrëfim
                                              plot
                                              aventura dhe të papritura.
                                              Një rrëfenjë për miqësinë, familjen, rritjen, aventurën, lojën.
                                              Ndiqi personazhet e librit në kërkim të zgjidhjes së të gjitha enigmave të rrëfimit.

                                              Dimitri dhe Tesa nisen me pushime, pa dëshirën e tyre. Ndërkohë që i ati është në
                                              një udhëtim pune, e ëma e tyre vendos që t’i kalojnë pushimet në fshat, në shtëpinë
                                              e dajës së saj që tashmë ka ndërruar jetë. Sapo mbërrijnë atje, ata e kuptojnë se
            Shtëpia me 36 çelësa              shtëpia ka diçka të çuditshme, shumë dyer të mbyllura me
            Autore: Nadine Debertolis
            Përkthyese: Drita Rira            çelës dhe sekrete që duhen zbuluar.
            ISBN: 978-9928-08-602-0           Kush ishte në të vërtetë i zoti i shtëpisë, por, mbi të gjitha, çfarë kishte prodhuar ai në
            Çmimi: 900 lekë                   shtëpinë e tij të madhe? Po banorët e saj? Po mami, përse nuk i ndihmon të kuptojnë
                                              më shumë? A e di ajo se çfarë ka ndodhur kohë më parë në këtë shtëpi?
                                              Dimitri dhe Tesa, dhe më vonë Dafne, shoqja e tyre e re, do të zbulojnë me padurim,
                                              hap pas hapi, derë pas dere, misteret e shtëpisë.

                                              Nadine Debertolis është shkrimtare e njohur franceze. Ajo ka lindur në vitin 1984
                                              dhe ka ka nisur të shkruajë që në adoleshencë.
                                              Tashmë ajo i është përkushtuar në veçanti letërsisë për fëmijë. Dy fëmijët e saj janë
                                              burim i pafund frymëzimi për shkrimtaren. Ajo është kureshtare për gjithçka, i pëlqen
                                              të mësojë gjëra të reja
                                              dhe të udhëtojë, e më pas t’i shndërrojë zbulimet e saj në histori të bukura.
                                              Librat e saj janë botuar dhe përkthyer nga shtëpi të njohura botuese.


    4
   1   2   3   4   5   6   7   8   9