Page 7 - katalog libra per femije 2023
P. 7

Botim
        i ri                                    Arinjtë duan të fluturojnë

                                                Historia e arushit Tom vazhdon… Ai është rritur dhe po ashtu Andi, djali i
                                                vogël që e ndihmoi dikur. Do të kalojnë së bashku aventura të reja, nëpër
                                                të cilat miqësia do të bëhet më e fortë. Bashkë me ta do të jetë Egreta dhe
                                                shumë personazhe të tjera nga Lëndina dhe Qyteza.
                                                Nё zemёr tё pyllit nis tё shpaloset historia e vёrtetё e Tomit dhe Andit. Nё
                                                fakt, kjo ёshtё historia e vёrtetё e të gjithё arushëve dhe kafshёve tё tjera
                                                tё egra, tё cilёt shfytёzohen dhe detyrohen tё jetojnё nё mjedise shumё   LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË
                                                larg habitatit tё tyre natyror. Ёshtё historia e gjithё fёmijëve qё pikёllohen
                                                kur shohin kafshёt nёpёr kafaze e vitrina dyqanesh dhe qё ёndёrrojnё tё
                                                bёhen heronjtё e tyre kur tё rriten. Ёshtё historia e kujtdo nga ne qё lufton
                                                pёr tё mbrojtur tё drejtat e kafshёve dhe pёrpiqet tё mbrojё mjedisin ku
                                                jetojmё sot dhe ku do tё jetojnё fёmijёt tanё nesёr.


                                                Autor: Rovena Rrozhani
                                                Ilustruese: Iden Buka
                                                ISBN 9789928086747
                                                Çmimi: 850 lekë
                                                Mosha e sugjeruar: 9+

         Lëndina e arushëve

         Libri tregon historinë e Tomit, një arushi të rrëmbyer nga nëna e tij, të shkeputur nga
         jeta e lirë në pyll, për t’u mbyllur në kafaz. Por edhe pse në robëri, Tomi nuk është
         vetëm. Në ndihmë të tij vjen çafka Egretë dhe një djalosh, që trishtohet teksa sheh
         Tomin në kafaz. Libri ndjek aventurat dhe përpjekjet e Egretës dhe djalit të vogël për
         të shpëtuar arushin Tom dhe për ta rikthyer në shtëpinë e tij. Ata më në fund ia dalin.
         Tomi kthehet në pyll, i lirë si më parë. Por shumë shpejt Tomi kupton se shumë gjëra
         kanë ndryshuar, ai vetë ka ndryshuar dhe përshtatja me jetën e egër nuk është aq e
         lehtë sa mendonte. A do t’ia dalë Tomi?
         Një histori emocionuese, që tregon se kafshët kanë nevojë për shtëpinë e tyre, ashtu si
         edhe njerëzit. Një udhëtim në një botë ku zemra rreh fort për Tomin dhe miqtë e tij të mirë.
         Autore: Rovena Rrozhani
         Ilustruese: Borena Frashëri (Kunze)
         ISBN: 978-9928-08-348-7
         Çmimi 700 lekë                                                                                             7
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12