Page 12 - katalog libra per femije 2023
P. 12
Tullumbacja e bardhë
LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË Ndërsa Lili, po luante me një tullumbace, era ia mori atë nga dora. Ajo filloi që ta
Mosha: 3+
ndjekë, por tullumbacja ishte më e shpejtë dhe iku. E vendosur për ta gjetur, Lili filloi
të pyesë të gjithë me shpresë se dikush do ta kishte parë. Gjatë udhëtimit të saj, Lili
gjendet përballë disa situatave të çuditshme të cilave duhet t’u japë zgjidhje. A do ta
gjejë ajo tullumbacen e bardhë?
Nëpërmjet humorit dhe lojës, kjo përrallë e mbështetur në motive popullore orienton
fëmijët drejt zgjidhjes së problemeve, nxit mendimin, përcjell vlerën e miqësisë dhe
të mbështetjes së njerëzve që gjenden në vështirësi.
Tullumbacja e bardhë
Autore: Rovena Rrozhani
Ilustrues: Endri Beqo
ISBN: 978-9928-08-614-3
Çmimi: 600 lekë
Jona dhe deti
Mosha: 3+
Libri “Jona dhe deti” përshkruan befasitë e ndodhitë e ditës së parë të vogëlushes
buzë detit, në një lojë reale e imagjinare ku shkrihet koha dhe hapësira.
Jona, në udhëtimin imagjinar të saj mes për mes detit, takon personazhet fantastikë
të përrallave tona popullore, si dhe figurat më të njohura të letërsisë botërore për
fëmijë. Kjo situatë, ëndrra dhe zgjimi, dritat dhe ngjyrat e detit në perëndim, bota e
gjithë, e parë me sytë e fëmijës, i japin kësaj poeme një frymëmarrje të re, një tjetër
hapësirë, që nxit përfytyrimin dhe edukimin e fëmijëve me të mirën dhe të bukurën...
Jona dhe deti
Autor: Zimo Krutaj
ISBN 978-9928-08-612-9
Çmimi: 600 lekë
12

