Page 15 - katalog libra per femije 2023
P. 15

Pluku dhe kamioni i tij
          Pluku shëtiste me kamionin e tij me vinç në kërkim të një banese. Në Pallatin Gjigant
          gjendej një dhomë e lirë. Kur Pluku e mori vesh, u nis për atje. Dhoma në kullën e
          Pallatit Gjigant bëhet e tij. Më në fund ai bëhet me shtëpi. Aty ai zë edhe shumë miq
          si: buburrecin Zaza, Toli Topolaken, zotin Pen, Trokëllimat dhe Dlirëzën. Së bashku
          ata kalojnë aventura të shumta.

          Një libër për t’u lexuar edhe së bashku me prindërit, për t’u argëtuar dhe për ta parë                 LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË
          botën me pafajësinë dhe magjepsjen që vetëm fëmijëria di ta dhurojë.
          Një kryevepër, që nuk duhet humbur e shkrimtares holandeze që ka marre shumë
          çmime, ku shijohet fitorja e më të dobëtit, e rrëfyer rrjedhshëm e me një ironi therëse
          të shëndetshme.
          Nuk ka kufi fantazia në këto 40 histori që tregojnë situata nga më të ndryshmet që duken
          normale po në fakt gjithmonë shpalosin aventura dhe një problem për t’u zgjidhur.
          Autore: Annie M. G. Schmidt
          Përktheu: Irena Rama
          ISBN: 978-9928-08-586-3
          Çmimi: 1500 lekë
          Mosha 6+






















                                                                                                                  15
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20