Page 19 - katalog libra per femije 2023
P. 19
Kapitenia Rozali
Në vitin 2018, në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore ky libër ishte një ndër tre librat
e përzgjedhur nga “Le Figaro” për t’u shpjeguar fëmijëve Luftën e Parë Botërore.
Kapitenia Rozali është historia e një vajze të vogël të mbërthyer në trazirat e Luftës
së Parë Botërore.
Rozali është një vajzë e vogël 5 vjeç e gjysmë, plot imagjinatë e mbartur nga pesha
e luftës dhe mungesa e babait të saj. Nëna i lexon letrat që dërgon i ati, por Rozalia
dyshon në përmbajtjen e tyre të vërtetë ndaj fillon një kërkim për të vërtetën. LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË
Ky libër sjell një histori shumë delikate mbi një temë kaq të vështirë.
Një histori lufte që ka të ngjarë të nxisë përgjigje të thella dhe komplekse.
Timothee de Fombelle ka vënë gjithë artin e tij në këtë histori prekëse; thjeshtësia e
admirueshme e fjalëve, butësia e shikimit, saktësia e çdo detaji dhe fuqia e historisë
kur brishtësia e botës së Rozalisë cenohet brutalisht nga e vërteta e luftës. Autori
ka sjellë me shumë dashuri dhe emocion përvojën e kësaj vajze të vogël, e cila vjen
me ilustrimet aq të arrira të Isabelle Arsenault.
Autor: Timothee de Fombelle
Ilustruese: Isabelle Arsenault
Përktheu: Adriana Koxha
ISBN: 978-9928-08-514-6
Çmimi: 850 lekë
Mosha 7+
Hajdutët e bibliotekës dhe gjahtarët e yjeve
Azuz, “vocërraku” nga barakat e Chaabasë, u rrit shpejt. Për t’u treguar shokëve të
tij se është burrë, i ndjek ata në një vjedhje të pabesueshme të një biblioteke. Katër
“Hajdutët e bibliotekës” gjejnë një thesar të vërtetë sa “shpella e Ali Babës ...” Diku
në pyll, dy vogëlushë zënë dy fllade ere, dhe disa yje... Dy novela të ndjera që tregojnë
ëndrrat dhe shpirtin e fëmijërisë. “Nëse ke parë flori, e ke parë patjetër nëpër libra.
Ka gjithë atë pasuri nëpër libra!”
Autor: Azouz Begag
Përkthyes: Kostandin Pula
ISBN: 978 9928 08 335 7
Çmimi: 300 lekë
Mosha 8+
19

