Page 23 - katalog libra per femije 2023
P. 23
24 ditë në rrjetën e merimangës
Bizu, miza mendjemprehtë por fjalëshumë, përfundon një mëngjes të bukur dhjetori
drejt e në rrjetën e Mangut, merimangës trashaluqe dhe fjalëpak. Krishtlindjet po
afrojnë e Mangu ka plane të mëdha për Bizun. Ai duhet ushqyer e majmur mirë, në
mënyrë që të jetë një pjatë e denjë për festën e Krishtlindjes. A do t’ia dalë Bizu vallë
ta mbajë larg planeve të kobshme Mangun, apo do të përfundojë i thekur dhe pa jetë
në barkun e tij? Bizu dhe Mangu kanë plot 24 ditë interesante para se të vendosin se
ç’do të ndodh me fatet e tyre. LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË
Nuk është vetëm fabula e thurur me një gjuhë të gjallë dhe plot humor, por janë edhe
ilustrimet aq reale dhe plot ngjyra që të ftojnë në lexim.
Bizu dhe Mangu kanë shumë për t’u treguar fëmijëve: një miqësi e bukur mund të
lindë dhe në rrethana nga më të paimagjinueshmet; pse është e rëndësishme ta
ndihmojmë njëri-tjetrin; nuk është aq e vështirë të mposhtësh frikën, veçanërisht
kur në krah ke dikë që të mbështet dhe jep kurajo; vetmia të privon nga shumë gjëra
të bukura, që të ofron jeta dhe liria.
Një histori interesante që të rrëmben me gjuhën e përzgjedhur, humorin e hollë dhe
ilustrimet e gjalla.
Njihuni me Mangun dhe Bizun e do ta shihni edhe vetë që do të zënë një vend në
zemrat tuaja.
Autor dhe ilustrues: Kai Pannen
Përktheu: Migena Sejdini
ISBN: 978-9928-08-477-4
Çmimi: 800 lekë
Mosha 8+
23

