Page 25 - katalog libra per femije 2023
P. 25
Vëllai i vogël
Një vajzë e vogël largohet fshehurazi nga shtëpia kur në jetë vjen vëllai i saj. Ajo
është e sigurt se prindërit duan ta zëvendësojnë atë. Është vjeshtë dhe ajri ka nisur
të ftohet. Megjithatë, vogëlushja vendos të fshihet tek një pemë e madhe lisi, ku
mendon se do të qëndrojë përgjithnjë.
Në pemën e lisit, ajo zbulon, që aty lart nuk është vetëm.
Një histori e bukur për xhelozinë e motrës ndaj vëllait të vogël të porsalindur.
Një ndryshim i tillë në familje mund të jetë i vështirë si për të mëdhenjtë, ashtu edhe LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË
për të vegjlit.
Por në të tilla raste të vjen në ndihmë dikush: mami ose babi, ose një i rritur tjetër.
Ose si në këtë histori: një ketër dhe një lis.
Autor: Åse Ombustvedt
Ilustruese: Jens Kristensen
Përktheu: Flavja Maca
Shtëpia Botuese Mediaprint
ISBN 978-9928-08-479-8
Çmimi: 800 lekë
Mosha 3+
25

