Page 29 - katalog libra per femije 2023
P. 29
ZGJOHU KËRSHËRI!
Kërshëria është një dëshirë, një nxitje apo një shtysë e madhe për të mësuar
gjëra të reja që nuk i dimë… Por, kësaj here është shndërruar në një personazh
simpatik dhe të këndshëm që i pëlqen shumë të rrijë me fëmijët po aq sa edhe
fëmijëve u pëlqen të rrinë me të. Vetëm ata munden ta zbulojnë, ta shohin, të
rrinë, të luajnë e të flasin me të, teksa të rriturit e kanë këputur prej kohësh
fillin lidhës. Kërshëria magjepsës bën që fëmijët të zbulojnë shijen e kthimit
në vendlindje, një vend joshës që quhet Fshati i Bekuar. LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË
Fshati është me të vërtetë i bekuar nga natyra, por prej disa kohësh, është
braktisur nga të vegjlit dhe të rinjtë. Ata kanë shtegtuar në vende të largëta,
më të mëdha, me mundësi më të mira jetese. Kurse Fshati i Bekuar, vetëm
me pleq që shohin nga rruga duke pritur fëmijët, po degradohet bashkë me
banorët.
Kur je fëmijë, kërshëria është gjithnjë me ty, kur rritesh kujtohu ta zgjosh!
Autore: Valbona Banka
Ilustrimet: Sindi Ali
ISBN: 978-992-808- 636-5
Çmimi: 700 lekë
Mosha 8+
MISTER ASH – OAZI I SEKRETEVE
Asnjë prej tyre s’e di ku po shkon dhe pse. Grupet janë zgjedhur enkas, me
anëtarë që ruajnë me këmbëngulje të fshehtën e jetës së vet, pa më të voglën
dijeni për të përbashkëtën që i lidh.
Një hije lëvizëse, që e zbulojnë papritmas buzëmbrëmjen e parë të mbërritjes
në destinacion, duke parë nga dritaret e dhomave, nuk afrohet kurrë aq shumë
sa të mund t’ia shohin fytyrën.
Gjithnjë duke u përpjekur të mos vihet re, silueta misterioze i ndjek në
ekskursionet e tyre në pyll ose në plazhin që prej vitesh nuk është shkelur
nga këmba e njeriut.
Kush është MISTER ASH? Cili është misteri që fsheh?
Një lexim me të papritura, plot mistere për t’u zbuluar, që do ju mbajnë pezull...
Autore: Valbona Banka
Ilustrimet: Sindi Ali
ISBN: 978-9928-08-642-6
Çmimi 700 lekë
Mosha 12+ 29

