Page 31 - katalog libra per femije 2023
P. 31

Vajza që donte të shpëtonte librat
                                            Ana i adhuronte librat. Ajo lexonte gjatë gjithë ditës. Ajo lexonte sapo zgjohej nga
                                            gjumi, lexonte në mbrëmje para se të shkonte në shtrat për të fjetur. Ana lexonte
                                            edhe në shtrat. Kur mami ose babi hynin në dhomën e saj, ajo bënte sikur flinte. Por
                                            nuk flinte. Lexonte poshtë jorganit. Në libra ajo gjente qindra miq të rinj, por edhe
                                            ndonjë armik. Epo kjo dihet, se kështu e ka jeta.
                                            A e dini ju se çfarë ndodh me librat që askush nuk i merr në bibliotekë?
                                            As Ana nuk e dinte. Por, kur e zbuloi, nuk kishte kthim pas.         LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË
                                            Ajo nisi një aksion shpëtimi.

                                            Një rrëfim magjik për librat dhe personazhet që jetojnë në to, por edhe për këdo
                                            që i do shumë dhe nuk ndahet dot prej tyre.

                                            Klaus Hugerup ka lindur në vitin 1946 dhe është një prej shkrimtarëve më të famshëm
                                            norvegjezë të letërsisë për fëmijë. Ai është edhe dramaturg, aktor dhe regjisor.
                                            Lisa Aisato është norvegjeze dhe ka lindur në vitin 1981. Ajo është ilustruese dhe
                                            autore e njohur e librave për fëmijë. Krijimet e saj janë publikuar anembanë botës.
           Libër i  ilustruar me ngjyra.    Autor: Klaus Hagerup
                                            Ilustrues: Lisa Aisato
                                            Përktheu: Flavja Maca
                                            Redaktore: Elona Çali
                                            ISBN: 978-9928-08-436-1
                                            Çmimi: 750 lekë
                                            Mosha 8+
















                                                                                                                  31
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36