Page 27 - katalog libra per femije 2023
P. 27
Ah, sikur të qëndroja!
Ilona është 13 vjeç. Ajo shkon në shkollë, luan dhe shoqërohet me shoqen e saj më
të mirë, si çdo fëmijë tjetër i moshës së saj. Por ndryshe nga shokët e saj të shkollës,
ajo jeton me familjen e saj në një manastir, duke u fshehur, në pritje që një urdhër
dëbimi nga vendi ku jeton. Një re kërcënuese varet mbi kokat e tyre, ndërkohë që
përpiqen të krijojnë një jetë të përditshme në vendin e ri ku jetojnë.
Si është të jetosh me të gjithë familjen në një dhomë të vogël vit pas viti? LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË
Dhe si është të jesh mikja më e mirë, që ka mundësi të qëndrojë dhe të planifikojë
të ardhmen? A duhet të ndiheni fajtorë që i keni të gjitha mundësitë?
Pavarësisht nga tema, autorja e ka bërë librin edhe argëtues.
Autorja Kajsa Gordan ka qenë mësuese, gjë që e ka ndihmuar të njohë fëmijë që jetojnë
në emigracion në pritje për leje qëndrimi, të njohë jetën dhe vështirësitë që kalojnë.
Autore: Kajsa Gordan
Përkthyese: Rita Çifligu
ISBN: 978-9928-08-480-4
Çmimi: 700 lekë
Mosha 12+
Alo gjyshi! Të flas nga toka
Kur përjetohet vdekja e njeriut të afërm ose jo, fëmijët bëjnë pyetje mbi vdekjen. Ky
libër u përgjigjet pyetjeve të tyre madje guxon të thotë që shpesh të rriturit nuk dinë
si të komunikojnë me fëmijët për këtë temë.
Roman prekës mbi përjetimin e fëmijëve të vdekjes së gjyshërve.
Tema mbi vdekjen rrallë trajtohet në letërsinë për fëmijë.
Autori e trajton pa tabu, me shumë ngrohtësi e ndjeshmëri.
Tekst i bukur, i rrjedhshëm, me fjalor të pasur, është pritur shumë mirë nga lexuesit
në Francë.
Falë një letërsie të tillë prindërit dhe mësuesit mund t’u përgjigjen lehtësisht pyetjeve
të fëmijëve mbi vdekjen.
Komente shumë pozitive ka patur edhe për kopertinën dhe cilësinë e botimit.
Autorë: Cécile Alix
Përkthyer nga Adriana Koxha
ISBN 978-9928-08-478-1
Çmimi: 700 lekë
Mosha 9+ 27

