Page 24 - katalog libra per femije 2023
P. 24

Shitësi i lumturisë
        LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË          Po lumturia, a mund të shitet? Sigurisht! Në kanoçe të vogla, të mesme apo format
                                              Në një vend në mes të një pylli, ku jeton një bashkësi e larmishme zogjsh, me
                                              personazhe shumë të spikatur, vjen Pëllumbi, shitësi i lumturisë.

                                              familjar. Lumturinë e përlajnë sa hap e mbyll sytë. Konsumatorët e saj janë të
                                              mrekulluar: dikush e blen si dhuratë për Vitin e Ri, dikush e do ta ketë rezervë. Edhe
                                              ata që janë skeptikë tundohen.
                                              Duhet të ketë diçka të çmuar brenda atyre kanoçeve. Dhe kur Pëllumbit i humbet një
                                              e tillë, atë e gjen Miu, i cili e hap që të tregojë përmbajtjen e saj të vërtetë. Lexuesi
                                              mezi priste ta merrte vesh se çfarë kishte brenda kanoçes. Nga se përbëhet lumturia?
                                              Pak rreshta tregojnë një përmbajtje jo të vogël: lumturia që e duam të gjithë, është
                                              brenda nesh dhe ka të bëjë me gjërat e vogla që na rrethojnë përditë.
                                              Ilustrimet janë mjeshtërore, përrallore dhe na çojnë në një botë të bukur ku zhytemi
                                              në natyrë dhe jeta rrjedh ngadalë. Ndaj shikojini me vëmendje dhe do të kënaqeni.
                                              Ngjyrat janë tipike vjeshtake.
                                              Autor: Davide Calì
                                              Ilustrues: Marco Somà
                                              Përkthyes: Erion Kristo
                                              ISBN 978-9928-08-476-7
                                              Çmimi: 800
                                              Mosha 5+




















    24
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29