Page 21 - katalog libra per femije 2023
P. 21

Kopshtari i ëndrrave
                                            Kjo histori i jep krahë fantazisë dhe nxit dashurinë për librat
                                            Në një rruzull me “një emër të bukur që s’ia di kush” jeton një burrë shumë i vjetër,
                                            aq i vjetër sa nuk i kujtohet as mosha e vërtetë. Mban një kapelë qesharake, ka një
                                            mjekër të gjatë të bardhë, një palë syze dhe shkruan mbi një fletë me një makinë të
                                            zhurmshme shkrimi me taste të prishura. Me ta shkruar fletën, burri niset në kërkim
                                            të vendit të përkryer ku e mbjell dhe pastaj rikthehet që të përkujdeset për të.
                                            Nga ajo faqe e mbjellë, pas përkujdesjeve të gjata mbin një pemë shumë e bukur me   LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË
                                            trung të trashë dhe kurorë të dendur, që ka fletë në vend të gjetheve.
                                            Kur fletët piqen burri nis t’i vjelë, i bën pirg me kujdes, i lumtur nga rezultatet e një
                                            pune të gjatë. Më në fund i qep me dorë njëra pas tjetrës derisa bëhen libra dhe i le
                                            të lirë që të fluturojnë jashtë dritares së shtëpisë. Librat bëjnë një rrugë shumë të
                                            gjatë, mbi dete e shkretëtira, ditën e natën dhe në fund arrijnë në një bibliotekë ku
                                            çlodhen mes historive të tjera që lexuesit mund të zgjedhin.
                                            Një libër i ilustruar bukur dhe me të vërtetë i rëndësishëm. Vogëlushët mund ta
                                            lexojnë në mënyrë të pavarur kurse të rriturit mund ta lexojnë për vete aq sa edhe
                                            tua lexojnë vogëlushëve: një himn bukurisë së librit dhe fuqisë së leximit që si një
                                            farë, pasi mbillet ka nevojë për përkujdesje, përkushtim dhe dashuri në mënyrë që
                                            t’i japë frytet dhe të krijojë lexues.

                                            Autor: Claudio Gobbetti, Diyana Nikolova
                                            Përktheu: Arta Marku
                                            ISBN 978-9928-08-482-8
                                            Çmimi: 900 lekë
                                            Mosha 5+









                      Një himn për librat


                             dhe leximin.

                                                                                                                  21
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26