Page 28 - katalog libra per femije 2023
P. 28

ARIA - HIDH E PRIT!
        LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË      në mungesë të të cilit nuk merr dot as frymë.
                                          Aria nuk ka prindër, ka vetëm një vëlla dhe zemrën e saj të madhe plot me dashuri.
                                          Për të nuk ka rëndësi nëse jeton në shtëpinë e fëmijës apo jo, mjaft që pranë të ketë Rainin,
                                          Por zonja Marta kërkon ta birësoj Rainin. Atij i pëlqen, motrës së tij, jo!
                                          Kështu fillojnë përpjekjet e Arias për të mos lejuar ndarjen nga i vëllai.
                                          Një javë në shtëpinë e zonjës Marta dhe zotit Giljan, plot me aventura të paparashikuara,
                                          me ngatërresa dhe prapësi, por sidomos me “leksione jete” që zënë fill drejt e në zemrën
                                          e Arias që beson se, njeriun duhet ta udhëheqë dashuria. Ashtu sikurse dhe familjen e
                                          mban dashuria dhe jo numri i pjesëtarëve të saj.
                                          Ky libër është vetëm fillimi i rrugëtimit të Arias çamarroke, plot vitalitet dhe energji pozitive.
                                          Një histori për dashurinë pa kushte që buron në zemrën e çdo fëmije! Forcën brenda vetes
                                          dhe të vërtetën që thyen barriera dhe kapërcen kufijtë!
                                          Autore: Valbona Banka
                                          Ilustrimet: Sindi Ali
                                          ISBN 978-9928-08-603-7
                                          Çmimi: 600 lekë
                                          Mosha 10+
                                          ARIA – FËT E FËT
           Botim
             i ri                         Ju tashmë, e njihni Arian çamarroke që s’lë dy gurë bashkë. Kësaj here, sigurisht me
                                          të vëllanë përkrah, meqë shtëpia e kujdesit është përmbytur, kanë shkuar të jetojnë te
                                          apartamenti i Adelës dhe i Noldit, një çift i ri tejet interesant që ende nuk po marrin guximin
                                          të mendojnë seriozisht për të ardhmen e përbashkët. Bashkëjetesa me çiftin e ri është një
                                          aventurë e pambarimtë, që shkon paralel me përpjekjet e Arias për të riparuar shtëpinë
                                          e kujdesit. Askush nuk ia ka caktuar këtë detyrë. Në fund të fundit, është shumë e vogël.
                                          Por ajo nuk pret t’i japin detyrë për të bërë gjërat që i ka për zemër. Duke jetuar me Adelën
                                          dhe Noldin, Aria arrin të pikasë dashurinë e tyre të thellë dhe dëshirat e fshehura që ata
                                          vetë nuk kanë guximin t’i shprehin.
                                          A do t’ia dalë një çamarroke si Aria që përpiqet t’i bëjë gjërat fët e fët?
                                          Le të udhëtojmë edhe ne me Arian dhe personazhet e tjera, mes situatave të papritura dhe
                                          humorit, për të shijuar këtë përvojë.

                                          Autore: Valbona Banka
                                          Ilustrimet: Sindi Ali
                                          ISBN:978-9928-08-685-3
    28                                    Çmimi: 700 lekë
                                          Mosha 10+
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33