Page 33 - katalog libra per femije 2023
P. 33
Hoteli “S’ke çfarë sheh këtu”
Frenki dhe prindërit e tij drejtojnë një hotel për krijesa magjike, por kur i dërguari
i një kukudhi njofton ardhjen e afërt të Grogbahut, princit të kukudhëve, ata i vihen
punës për t’u siguruar që ta mirëpresin siç duhet një mysafir kaq të rëndësishëm.
Sa më gjatë që rri princi në hotel, aq më kërkues bëhet. Dhe më pas del se ai
fsheh një sekret...
Humor, personazhe të çuditshme dhe ilustrime argëtuese. LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË
Autor: Steven Butler
Ilustrimet: Steven Lenton
Përkthyese: Anxhela Çikopano
Redaktore: A. Kristo
ISBN 978-9928-08-451-4
Çmimi 750 lekë
Mosha 10+
Hoteli “Nuk keni parë gjë akoma”
Pas aventurave për të shpëtuar hotelin nga princi i kukudhëve, Frenki dhe të
ftuarit mezi po presin të shijojnë pushimet! Por kur nis një stuhi dëbore dhe në
hotel mbërrin një tufë mysafirësh misteriozë, diçka e keqe duket se po e pushton
hotelin dhe festa është gjëja e fundit që mund t’i shkojë në mendje gjithsecilit.
Autor: Steven Butler
Ilustrimet: Steven Lenton
Përkthyese: Anxhela Çikopano
Redaktore: A. Kristo
Çmimi 750 lekë
Mosha 10+
33

