Page 37 - katalog libra per femije 2023
P. 37
Supa magjike e dragoit/Magic dragon soup
Tre dragoj të vegjël mësojnë si të hanë shëndetshëm kur takojnë një Dragua kuzhinier
me famë, i cili gatuan një supë me perime dhe me një përbërës magjik.
Përrallë në vargje në shqip dhe anglisht shkruar nga Stela Gega- McConaghy dhe
Matilda Vangjeli, e ilustruar nga Ledia Kostandini.
Stela Gega-McConaghy është autorja e librit “Supa magjike e dragoit”. Frymëzimi
për këtë përrallë erdhi teksa mundohej ta mësonte djalin e saj tre vjeçar të hante
perimet. Stela jeton në Massachusetts me bashkëshortin dhe djalin e saj, Mason, LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË
dhe kur ajo nuk është duke punuar ata kalojnë kohën sëbashku dhe ngasin biçikleta.
Matilda Vangjeli përktheu dhe përshtati tregimin në gjuhën shqipe. Studimi i gjuhëve
të huaja ka qenë një pasion që nga fëmijëria për të. Ajo jeton në Tiranë, dhe në kohën
e saj të lirë i pëlqen të udhëtojë dhe të mësojë për kultura të reja.
Stela dhe Matilda janë shoqe fëmijërie, dhe ky botim është një demonstrim i vërtetë
i shoqeve që mbështesin njëra-tjetrën, duke i bërë ëndrrat e tyre realitet.
Autore: Stela Gega-McConaghy dhe Matilda Vangjeli
Libër i ilustruar me ngjyra. Ilustruese: Ledia Kostandini
Redaktore: Adelina Mamaqi
ISBN: 978-9928-08-414-9
Çmimi: 700 lekë
Mosha 4+
37

