Page 35 - katalog libra per femije 2023
P. 35
Meri Popins
Meri Popins është sqimatare, shihet shpesh në pasqyrë, iu dhuron fëmijëve aventura
magjike dhe argëtuese, i zbret shkallët duke rrëshqitur në parmakët e tyre, ndërsa
valixhen duket sikur e ka bosh dhe të lehtë, por prej saj dalin llojlloj objektesh me
forma të çuditshme.
Meri këmbëngul se të gjitha gjërat magjike ndodhin se ia kërkojnë fëmijët.
Ajo është rreptë dhe e dashur, ndonjëherë edhe e vrazhdë, por njëherësh e aftë
të këshillojë të vegjël e të rritur. Kur mendon se e ka përmbyllur misionin e saj LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË
largohet pa asnjë lajmërim, me ndryshimin e erës, ashtu sikundër edhe erdhi: duke
u mbajtur në çadrën e saj të bukur me dorezë në formën e krokodilit. Por lë pas
një familje të lumtur.
Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së
shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej
të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
Autore: P.L. Travers
Përkthyese: Margalina Sina
Redaktore: Brikena Çabej
Libër i ilustruar me ngjyra. ISBN: 978-9928-08-419-4
Çmimi: 1200 lekë
Mosha 8+
35

