Page 40 - katalog libra per femije 2023
P. 40
Aventurat e jashtëzakonshme
të Sharlotës - plot me
LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË Më quajnë Sharlota, jam dhjetë vjeçe
lepurushë
dhe deri diku normale. Sidoqoftë jam
shumë më normale se prindërit e mi
dhe dy vëllezërit torollakë, kështu që
nuk e kuptoj pse kohët e fundit pikërisht
mua po më ndodhin kaq shumë gjëra të
çuditshme. Në shkollë, për shembull,
në tabelë më shfaqen në mënyrë të
mistershme fjali të sikletshme, ndërsa
ushqimi që më pëlqen më shumë,
papritmas merr shijen e lakrës së
Brukselit.
Mos ndoshta e ka fajin fyelli indian, që
më ka dhuruar mami? Në të vërtetë
tani nuk kam aspak kohë të merrem
me të. Dëshiroj kaq shumë të kem një
kafshë shtëpiake vetëm për vete. Kam
përgatitur madje edhe një plan për të
arritur këtë qëllim. Por më prish punë
ai palo fyell, që nuk resht së më ndjekuri
kudo...
Këto janë aventurat e jashtëzakonshme
të Sharlotës, shkruar për t’u lexuar
me një frymë dhe për të qeshur me
të madhe!
Autore: Alice Pantermüller
Ilustruese: Daniela Kohl
Përkthyese: Migena Sejdini
Redaktore: Sabina Dhrimo
ISBN: 978-9928-08-416-3
Çmimi: 700 lekë
Mosha 8+
40

