Page 36 - katalog libra per femije 2023
P. 36
Tobi - Një milimetër e gjysmë guxim!
LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË pranoi të tregonte sekretin e një zbulimi të ri, familja e tyre u internua dhe u burgos.
Tobi Lolnes e ka shtatin një milimetër e gjysmë. Prej shekujsh, bashkëkombësit e tij
jetojnë në trojet e tyre në një lis të lartë e të dendur. … Për shkak se i ati i Tobit nuk
Teksa rend mes degëve të lisit, duke u fshehur në të çarat e lëvores, Tobi largohet
sepse bashkëvendësit e tij po e ndjekin këmba-këmbës për ta kapur. Tobi ia del të
shpëtojë. Por, për sa kohë?
Ky roman është magjepsës, tejet origjinal, i shkruar bukur, me fantazi dhe zbulime
befasuese. Megjithëse voluminoz lexohet me një frymë, sepse aventurat e heroit
të vockël janë prekëse dhe me imagjinatë. Tobi është një hero i vërtetë. Mbajeni
mirë mend emrin e tij, sepse tashmë ai bën pjesë në panteonin e personazheve të
mirënjohur aventurat e të cilëve mbërthejnë lexuesit e çdo moshe.
Autor: TIMOTHÉE DE FOMBELLE
Përkthyese: Adriana Koxha
Redaktore: Elona Çali
ISBN: 978-9928-08-421-7
Çmimi: 800 lekë
Mosha 11+
Tobi dhe sekretet e pemës
Bota ku jeton Tobi është e kërcënuar!
Lisin e kanë plagosur për vdekje duke i hapur një krater që po e gërryen dita-ditës.
Myshku dhe likeni kanë pushtuar degët. Leo Blu mbretëron si tiran në Majlis. Elisha
është robinja e tij. Banorët janë strukur dhe nuk bëjnë zë. Rrjepsat, populli i barit,
janë dëbuar pa mëshirë. Megjithatë, ndonëse në arrati, Tobi nuk i rresht përpjekjet,
dhe në këtë luftë ai nuk është vetëm. Në mes të dimrit të acartë, merr jetë lëvizja
e rezistencës . A do të arrijë Tobi të çlirojë familjen, bashkëkombësit e tij dhe të
shpëtojë botën e brishtë ku jeton?
A do ta takojë ai përsëri Elishën?
Në zemër të një bote në miniature, vëllimi i dytë dhe i fundit i një romani të madh
aventurash, miqësie dhe dashurie.
Autor: TIMOTHÉE DE FOMBELLE
Përkthyese: Adriana Koxha
Redaktore: Elona Çali
ISBN 978-9928-08-452-1
36 Çmimi: 800 lekë
Mosha 11+

