Page 13 - katalog libra per femije 2023
P. 13

Letra në ishull
          Rejvi Dervishi është talent i ri në letërsi. Për lexuesin vjen me romanin e tij të parë
          “Ishulli i thesarit”, botim i ilustruar nga piktori Artur Dauti. Ai studion në shkollën
          9-vjeçare Emin Duraku në klasën e shtatë, i adhuron librat dhe i pëlqen shumë të
          shkruajë. Libri është redaktuar nga shkrimtarja Adelina Mamaqi.
          Ky botim është vlerësuar nga QKLL me çmim për ilustrimet e bukura që përmban.
          Kudo që hidhte sytë, shihte veç ujë. Nuk ia kishte idenë se ku ishte. I vetëm lundronte
          në detin pa anë e pa fund. E shqetësonte mendimi se mos ndoshta nuk do të mund                         LETËRSI ARTISTIKE PËR FËMIJË
          të gjente asnjë anije pas tri ditësh, po i jepte vetes shpresë.
          Çfarë do të ndodhë me Aleksandron dhe udhëtimin që i ndryshoi jetën?

          Autor: Rejvi Dervishi
          Ilustrues: Artur Dauti
          Isbn: 978-9928-08-457-6
          Çmimi: 400 lekë
          Mosha 9+





          Misteri O.S

          Mosha e sugjeruar: 12+

          Në qytet, përhapet si një mjegull misteri i një thesari. Redi përfshihet në spiralen
          e kërkimeve, ndërsa ngjarje të dyshimta përpiqen ta ngatërrojnë. Pikërisht atëherë
          kur mendon se çdo gjë është zgjidhur, fakte të reja dalin në dritë dhe intrigojnë më
          shumë mendjen e tij.
          Tashmë nuk mund të ndalet. Është koha për të gjetur se kush fshihet pas O.S.
          Një roman, që nis nga fantazia e një fëmije, por që shndërrohet në një uragan ngjarjesh,
          duke krijuar një histori që të mban pezull deri në faqen e fundit.


          Misteri O.S
          Autor: Rejvi Dervishi
          ISBN: 978-9927-08-615-0
          Çmimi: 800 lekë
                                                                                                                  13
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18