Page 100 - Meditime Kur'anore ..Flutura Gurra
P. 100
Xhuzi 30
Vërejtje
Disa muslimanë nuk i zgjedhin fjalët e duhura kur flasin për Kur'anin dhe suret e tij. Nga
këto fjalë janë cilësimi i sureve të fundit të Kur'anit si sure të vogla!!! Një ditë kur ishim në
namaz njëri tha para syve të mi: Surja keuther është surja më e vogël në Kur'an!! Ia
korrigjova atij këtë dhe ua shpjegova edhe të pranishmëve. Ndër tjerash u thash se: nuk ka
në Kur'an sure të vogla!! Edhe surja Keuther e cila përbëhet nga tre ajete dhe e cila nuk i
plotëson dy rreshta është sure madhështore. Të gjitha suret e Kur'anit janë, të mëdha,
madhështore, të bereqetshme, të vyera, sepse këto janë fjala e Allahut dhe fjala e Allahut
është e gjitha madhështore. Këta njerëz kur thonë kështu ndoshta shikojnë në madhësinë e
sures apo në ajetet e saj, dhe kjo është e saktë, kemi sure me ajete të shumta me qindra,
dhe sure të tjera me ajete të pakta.. e disa sure kanë vetëm 3 ajete!! Zgjidhja e saktë është
të themi: Në Kur'an kemi sure të gjata, sure të mesme dhe sure të shkurtra...Pra themi sure
të shkurtra e sure të gjata dhe jo sure të mëdha e sure të vogla... P.sh: Surja Keuther nuk
është sure e vogël- sepse nuk ka në Kuran sure të vogël, ai është i gjithë madhështor- kësaj i
149
themi sure e shkurtër.
149
Dr. Salah el-Khalidij
99

