Page 98 - Meditime Kur'anore ..Flutura Gurra
P. 98

Xhuzi 30


                                                Allahu i madhëruar thotë
                                                       رُ ـثاَ ك  تلا مكاح لََأ
                                                                  ُ
                                                                   َ
                                                                ُ
                                                       ُ
                                       “Ju preokupoi përpjekja për shumim“ (Tekathur/1)

                       Sa i thellë është ky kuptim!! Dhe sa shumë i përshtatet gjendjes sonë në rrjetet sociale
                                              Do të thotë: Përpjekja e njeriut për të pasur më shumë se të
                                                       tjerët.  Këtu përfshihen shumim në numrin e pëlqimeve dhe
                        ُ
                        رُ ـثاَ ك  تلا -Shumim               shpërndarjeve të posteve.. gjithashtu shumim në numrin e


                                                pasuesve....  Ka arritur deri aty  sa dikush të thotë, posti i filanit
                 ka marrë kaq pëlqime e kaq shpërndarje.  Dikush tjetër thotë,,, patjetër duhet të shkruaj që të
                 mos ulet numri i pasuesve dhe të bëhen më pak se filani...!  Një i tretë thotë, patjetër ta postoj
                  këtë foto... edhe nëse në të nuk ka asnjë dobi për muslimanët, as nga ana intelektuale as ajo
                   morale e as shkencore. Jo vetëm që nuk mund të ketë dobi por mund të përmbajë në vete
                 ndjenja mërzie, pikëllimi dhe pesimizmi, duke mos dhënë asnjë mënyrë si ta shndërrojmë këtë
                 mërziti në forcë pozitive. Kjo nuk  ka shumë rëndësi tek këta persona, rëndësi ka tek ata që të
                 sjellë sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje!  Ka arritur deri aty sa ky shumim në rrjetet sociale
                  është shndërruar në preokupim. "u preokupoi shumimi" .. preokupim me kuptimin e plotë të
                                   fjalës. Përveç atë që e ka ruajtur dhe mëshiruar Allahu.
                                                     ِ
                                                       َ
                                                             ُ
                                                    َ َ ُ حُ        َ
                                                    رباقمح لا تُّرز    تَّح
                                           "Derisa të  vizitoni varrezat" (Tekathur/2)

                     Një moment është ai i cili të ndan nga ky shumim i cili të preokupon aq shumë dhe varrit.
                 Moment i cili palos fletushkën dhe punën tënde...sikur të ishe në një garë kuajsh ku vjen rrotull
                     një fushe të rrumbullake të zbrazët dhe papritmas të vjen vdekja e të vendos në varr.
                    Ji shumë i sigurt ...se shumë prej posteve të cilat kanë sjellë aq shumë pëlqime e aq shumë
                shpërndarje nuk do të vijnë nga pas e as nuk do të bëjnë dobi. Mijëra apo miliona shikime nuk do
                të vijnë me ty e as që do të bëjnë dobi.... në atë moment.  Ky moment mund të jetë afër, e aty do
                ta kuptosh çdo të thotë "u preokupoi shumimi".. do të pendohesh... por në atë moment nuk bën
                    dobi ky pendim.   Do të pendohesh për çdo vepër e cila nuk ka qenë për hir të Allahut të
                Madhëruar, Zotit të Botëve.   Do të pendohesh për atë kohë që ke kaluar duke ndjekur bursën e
                pëlqimeve dhe shpërndarjeve më shumë se të ndjekësh zemrën tënde dhe sinqeritetin tënd duke
                 pasur frikë rrjedhjen e vetëpëlqimit në këto vepra.  Ndoshta një punë e thjeshtë të cilës nuk i ke
               kushtuar shumë rëndësi, dhe nuk e ka parë kush veç Allahut të Madhëruar, nuk ke marrë për të as
                 "like" e as "share" do të jetë më e dobishme për ty në atë ditë se të gjitha punët e tjera. Punë e
                             cila do të duket pikë e ndritur mes fletushkave plot vepra të pavlera.
                                                                                              148
                         Ka ardhur koha -  të përqendrohemi - të qetësohemi - dhe të llogarisim veten

                 “Derisa të vizitoni varrezat (të vdekur)”Diçka e bukur ceket këtu.. edhe vdekja e njeriut e varrosja
                                         e tij në këtë dynja nuk është vetëm se "vizitë".
                                 VDEKJA NUK ËSHTË FUNDI I RRUGËS. MENDO PËR MË MBRAPA.


               148    Dr. Iijad Kanibij



                                                           97
   93   94   95   96   97   98   99   100