Page 69 - Meditime Kur'anore ..Flutura Gurra
P. 69
Xhuz 21
Nga argumentet për mrekullinë e Kur'anit është edhe në ajetet që flasin për martesën. Në këto
ajete nuk përmendet fjala dashuri porse përmenden fjalët .. Ngrohtësi.. Mëshirë.. Vendstrehim.
Vendstrehim dhe rehati tek njëri tjetri... Me fjalën mëshirë nuk kuptojmë fjalën dashuri dhe me
fjalën ngrohtësi nuk kuptojmë epsh.
Allahu i Madhëruar thotë:
ِ
ِ
ِ
ة َ ََ َ َحَ َ َ َ َح ُ َ ً ح ِ ُ ح ه ِ َ َ ح ِِ َ ح َ
حْرو ة دوم مُ كنـيـب لعجو اهـيَ لإ اونُ كسته ل اجاوزَأ مُ كسفنَأ نم مُ كَ ل قَ لخ نَأ هتيَّآ نمو
ح ً
ً
َ
ح
َ ح
“Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për ju, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë),
ashtu që të gjeni prehje te ato dhe bëri që mes jush të ketë ngrohtësi dhe mëshirë..“
(Rrum/21)
Ngrohtësia dhe mëshira janë çelësat e shtëpive të stabilizuara. Kur themi ngrohtësi kuptojmë në
të edhe dashuri por nuk është kjo në të kundërt. Mëshira është më e gjerë se dashuria, më e
pastër dhe më e kulluar. Mëshira është ndjenjë e lartë njerëzore. Në të është: Dashuria..
Sakrifica.. Mohimi i vetes ndonjëherë.. Falja... Ngrohtësia shpirtërore... Bujaria dhe mirësia. Të
gjithë ne, mundemi të dashurojmë por të paktë janë ata që mëshirojnë.
Allahu i Madhëruar thotë:
ِ
ِ ِ
ٌّ قح للّا دعو نإ بصاف
َ
َ ح
ح ح
َ
َ
"Ti pra bëj durim, padyshim premtimi i All-llahut është i vërtetë" (Rrum/60)
Ky ajet të ndihmon të durosh. Sepse njeriu po e mësoi se veprat e tij nuk humbasin, por do ti
gjejë të plota, i lehtësohet atij çka has prej ngacmimeve dhe vështirësive. Lehtësohet për të çdo
çështje e rëndë, dhe çdo vepër në sytë e tij duket e paktë sado e madhe të jetë ajo. 109
Thotë Allahu i Madhëruar
ِ
ِ
يننسحملل ةحْرو ىد ه
ُ ً
َ
ًَ
ََ
ُ
“ (Këto ajete janë) udhëzim dhe mëshirë për punë mirët” (Lukman/3)
Kush i kryen në formën më të mirë ibadetet e Allahut, dhe sillet në formën më të mirë me
110
njerëzit, ai arrin me këtë Kur'an udhëzimin në dije dhe mëshirë në vepra.
109 Kanali "lijeddeberu ajatih"
110 Sheikh/ Muhamed Garir
68

