Page 146 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 146

Mësimi i tridhjetë e një



                             ┈┉┅━❁✺✿✺❁━┅┉┈




                       Qëndrimi mbi fjalën me përfundim të rregullt.





               “Fjalë me përfundim të rregullt” domethënë ajo fjalë e cila përfundon me

                                                                ِّ َ
                                                                 َ
               shkronjë të saktë dhe jo zgjatuese. Psh: ( ثدحف)
               Në gjuhën arabe nuk qëndrohet me zanore asnjëherë por qëndrimi mund të bëhet
               në këto mënyra:




                                      Mënyrat e qëndrimit mbi këtë fjalë








      Sukun i saktë             Reum                     Ishmam              Heqje                Zëvendësim




                   1-  Sukun i saktë (ضْحَملا نوُكُسلا): Domethënë heqjen e zanores nga shkronja.

               I saktë domethënë pa reum dhe pa ishmam.


               Vjen ky lloj qëndrimi në zanoren damme, kesra, fet’ha edhe tenuinet e tyre përveç
               tenuinit me fet’ha i cili qëndron me elif zgjatës. Shkronjë me sukun kemi si në
               qëndrim por edhe gjatë leximit.

                   2-  Reum (gjysmë-zanore) (م ْ و َّ رلا): Domethënë dobësimin e zërit në shqiptimin e
                       zanores e cila dëgjohet pjesërisht kur qëndrojmë. Disa dijetarë kanë thënë që
                       në reum shqiptohet vetëm 1/3 e zanores afërsisht.




                                                             146
   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151