Page 50 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 50
Mësimi i nëntË
┈┉┅━❁✺✿✺❁━┅┉┈
❀ Zgjatimi për shkak të sukunit:
1- Zgjatimi i rastit për shkak të sukunit (نوكسلل ضراعلا دملا)
(El-med el-Aarid lis-sukun) është atëherë kur mbas shkronjave zgjatëse ّ)ا( elif-it )و(
uau-it ose )ي( ّje-së vjen sukuni i rastit për shkak të ndaljes.
Zgjatet: 2-4-6 tone p.sh.
Vërejtje: Më parimore është që lexuesi ta lexojë këtë zgjatim të shkurtuar dy
tone nëse lexon me shkallën e leximit Hadr dhe mesatar nëse lexon me Teduir dhe
ta zgjasë 6 tone nëse lexon me Tahkik në mënyrë që ti përshtatet shpejtësisë së
leximit.
*Nëse lexuesi fillon me një prej këtyre shkallëve të leximit atëherë duhet që të
vazhdojë leximin e tij në të njëjtin ritëm derisa ta mbarojë atë.
2- Zgjatimi i butë (نيللا دملا)
Zgjatimi i butë (el- med el-lin): Është atëherë kur qëndrojmë gjatë leximit të Kur’anit,
dhe shkronja e parafundit është shkronjë lin. Pra shkronja (و) ose (ي) dhe para tyre
shkronjë me zanoren fet’ha.
Zgjatet 2-4-6 tone . P.sh
*Të njëjtat fjalë janë edhe për zgjatimin lin sikur arid lis-sukun.
3- Zgjatimi i domosdoshëm. (مزلالا دملا):
Zgjatimi i domosdoshëm (Medi Lazim): Është atëherë kur mbas shkronjës së zgjatur
vjen shkronjë me sukun.
Zgjatet 6 tone.
Quhet i domosdoshëm për arsye të përputhjes së mendimit të të gjithë lexuesve në
kohën e zgjatjes së tij.
50