Page 10 - Nji jete ne mes kosoves
P. 10

7
që mund të përmblidhen në tri pjesë kryesore. Në të parën paraqitet origjina dhe identiteti i familjes Bajraktari, ngjarjet që kanë të bëjnë me luftërat e popullit shqiptar për pavarësinë e Shqipërisë, ku kjo familje ka pasur një rol të rëndësishëm, pastaj komentohen ngjarjet e vitit 1893, 1912, 1913, 1937, 1944, 1945 dhe 1956. Në pjesën e dytë, përmjet rrëfimit të Harry-t, paraqitet përpjekja energjike e babait të tij, Metë Bajraktarit në kërkim të gjetjes së rrugës së mbijetesës duke emigruar në SHBA, si dhe suksesi që këtë familje e radhit në kreun e bizneseve të shqiptarëve në këtë anë të botës, ndërsa në pjesën e tretë janë dhënë vlerësime e deklarata nga ata që e kanë njohur Metë Bajraktarin dhe familjen e tij në Kosovë dhe në SHBA. Në faqet e këtij libri është përshkruar ndihma që kjo familje u ofroi të varfërve dhe të larguarve nga procesi i punës në Kosovë, si pasojë e mospajtimit me regjimin e Millosheviqit gjatë viteve të 90-ta dhe më vonë. Këtu ka episode, dramca dhe skena të shumta jetë- sore që librit i japin një deminsion të gjerë universal.
Përmjet rrugëtimit të kësaj familje dhe punës së saj në SHBA, sheh vua- jtjet, përpjekjet dhe sukseset e familjeve të tjera shqiptare që kaluan Oqeanin Atlantik.
Në fund do theksuar se Harry Bajraktari dhe Rrustem Geci me biznesin dhe veprimtarinë e tyre të kujtojnë të madhin e Bostonit, Anthony Athanas.
Prill, 2008
 





























































































   8   9   10   11   12