Page 8 - Nji jete ne mes kosoves
P. 8

 PARATHËNIE
Libri “Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës” është një rrëfim i ngjashëm me shumë rrëfime të tjera të mërgimtarëve tanë të ardhur dekada më parë në Amerikë. Mirëpo, përplasja jetësore e secilës prej këtyre familjeve është specifike në mënyrën e vet, ashtu si është specifike rruga përplot peripeci e familjes së Metë Bajraktarit, e cila në këtë kontinent arriti para 37 vjetësh. Lexuesi që ndjek me vëmendje largimin e saj nga Vranoci i Pejës në kërkim të ekzistencës, pas shumë vuajtjeve që përjeton nga regjimi komunist serb, të përkujton shpërnguljet e dhunshme të shumë familjeve shqiptare që morën botën në sy, pa ditur se ku po shkonin dhe ç’fat po i priste.
Largimi i Metës dhe Zizës me katër fëmijë (Harry-n, Nurijen, Litafeten dhe Hatemen) në një kohë kur nga Vranoci s’kishte lëvizur kush me familje jashtë Kosovës, krijoi skena rrënqethëse në rrugët e këtij fshati të Lugut të Baranit. Në këtë kontekst do shikuar fatet e njerëzve, të cilat janë të shumta dhe të ndryshme, ashtu siç janë të panjohura edhe për- fundimet e këtyre rrugëtimeve. Qershori i vitit 1969 për familjen Bajrak- tari shënon fillimin e hyrjes në një etapë të re në përpjekje të luftës për jetë më të mirë dhe krijim të mirëqenies ekonomike. Kush do të mendonte që djaloshi 12 vjeçar, Harry Bajraktari, i cili u nda nga Vranoci me dhembje të madhe, pas dy dekadave do të bëhej njëri ndër biznesmenët dhe
5































































































   6   7   8   9   10