Page 9 - Nji jete ne mes kosoves
P. 9

6
veprimtarët më të njohur shqiptar të Amerikës. Me siguri që një prog- nozë e tillë për kohën ka qenë e vështirë të thuhej. Po nga ky djalosh (Harry) bashkë me Rrustem Gecin në qershor të vitit 1991 në New York, do të themelohet gazeta “Illyria” në një moment tepër të rëndësishëm për Kosovën dhe shqiptarët. Hapja e saj të përkujton “Diellin” e Nolit dhe Konicës. Çfarë koincidence, dy gazeta shqiptare në periudha të ndryshme kohore, njëra luajti rol në pavarësinë e Shqipërisë, ndërsa tje- tra (Illyria) për pavarësinë e Kosovës.
Ta ndjekim rrugën e protoganistëve kryesorë: Metë dhe Ziza Bajrak- tarit. Synimet e tyre kanë qenë fare modeste që pas një qëndrimi prej pesë vjetësh, ku me punë të përditshme do të grumbullonin një shumë parash, të ktheheshin në Vranoc, të ngrehnin një shtëpi të re dhe të përmirësonin ekonominë shtëpiake. Nuk ka qenë vetëm familja Bajraktari që kishte projektuar një plan të tillë, kështu kishin paramenduar edhe shumë të tjera, por realiteti ka dëshmuar të kundërtën e saj. Erdhën për pak dhe mbetën.
Siç dihet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krijojnë kushte dhe mundësi për emigrantë më shumë se asnjë shtet tjetër në botë. Në këtë drejtim duhet parë edhe shqiptarët të cilët erdhën këtu pa asgjë, ndërsa me punë e djersë krijuan të gjitha të mirat, duke ndihmuar edhe të afërmit, miqtë dhe shokët e tyre në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe në viset e tjera shqiptare.
Familja Bajraktari e vendosur në New York në vitet e 70-ta, me kalimin e kohës, kishte dy opcione: Meta dhe Ziza të rregullonin jetën dhe të ktheheshin në Kosovë, ndërsa i biri i tyre karizmatik Harry të gjente mënyrën se si të depërtonte dhe të përparonte në biznes. Ky i fundit, bashkë me dajën e tij Rrustem Gecin, më 1980 hapin zyrën e biznesit për pasuri të patundshme (shit-blerje banesash) dhe orenditë për pajisjen e saj i morën nga hedhurinat në një ndërtesë në Park Avenue në Manhat- tan, ndërsa më 1998 arrijnë që nga Marine Middle Bank në Wall Street t’i akordojnë 12 milion dollarë kredi për zhvillimin e biznesit. Pas luftës në Kosovë, Harry me Rrustemin investojnë 40 milion dollarë. Çfarë ndryshimesh të mëdha shënon jeta, nga një fillim i vështirë deri te mr- rekullitë . Këtë, më mirë se askush, ta bën të mundshëm Amerika.
Libri monografik ”Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës” ka 22 kaptina
 




























































































   7   8   9   10   11