Page 100 - Nji jete ne mes kosoves
P. 100

 97
Ndërsa po qëndronte në Zvicër dhe Gjermani, Metë Bajraktari kishte marrë disa informacione për jetën dhe kushtet e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në bazë të këtyre informacioneve kishte ardhur në përfundim se atje do të mund të gjente punë të përshtatshme dhe do të rregullonte jetën e tij dhe të fëmijëve. Ai qysh kur ishte në këtë pjesë të Evropës, kishte filluar të mendonte seriozisht. Dëshirën për të shkuar në Amerikë, e cila ka qenë dhe është ëndërr e shumë shqiptarëve, Meta ia kishte shfaqur edhe Musli Mulosmanajt, atëherë kur ky, në vitin 1968 nga Kosova emigroi në këtë pjesë të botës. I kishte thënë nëse të bëhen kushtet, më ndihmo. Musliu këtë porosi nuk e kishte harruar dhe, siç do të shohim më vonë, kësaj i mbetet besnik deri në fund.
Tani Meta, pasi qe kthyer në Kosovë, i tëri ishte preokupuar se si të gjendej rruga dhe forma për të shkuar në SHBA. Ai kishte hulumtuar variantet dhe rruga që kalonte nëpërmjet Italisë, iu kishte dukur më e realizueshmja. Gjithashtu, e kishte të qartë se edhe kjo rrugë ka mundime dhe probleme. Të gjithë emigrantët politikë dhe ekonomikë (nga Italia), pas qëndrimit disa muajsh, madje edhe me vjet, kur pajiseshin me dokumente, udhëtonin legalisht për Amerikë. Ky ishte varianti i pëlqyeshëm. Meta vendos ta zgjedhte këtë rrugë të fatit.
Në Pejë takon një njeri të cilin e kishte njohur edhe më parë. Në bisedë me të, i thotë se është një Ndue Deda, i cili mund të ndihmojë për shkuarjen në Amerikë. Ky ishte emigrant nga Shqipëria që jetonte në Pejë. I dinte lidhjet dhe njihte Dom Prenk Ndrevashajn, që asaj kohe ka qenë edhe përfaqësues i emigracionit në Itali për shqiptarët që shkonin në SHBA. Selinë e kishte në Romë. E tërë kjo ishte e komplikuar, por dëshira ishte e madhe.
Metë Bajraktari pasi kishte marrë një informacion të tillë, bie në kontakt me Ndue Dedën dhe në një bisedë ia hap problemin. Në fillim, ai s’ premtonte shumë. Mirëpo, kjo Metën s ‘e demoralizon. Përkundrazi, kontaktet me të i vazhdon përderisa, më në fund, e bind që t’ i ndihmojë.
 SI LINDI IDEJA PËR AMERIKË?





























































































   98   99   100   101   102